LAJMI I FUNDIT:

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë: Kosova është shtet i pavarur dhe më në fund po vepron si i tillë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë: Kosova është shtet i pavarur dhe më në fund po vepron si i tillë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar pas presionit ndërkombëtarë që po i bëhet Qeverisë së Kosovës për të lejuar organizimin e referendumit për ndryshimet kushtetuese të Serbisë në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Bosch ka thënë se vendet e QUINT-it duhet ta kuptojnë që Kosova është shtet i pavarur dhe më në fund po vepron si i tillë.

“Përgjigja e duhur ndaj deklaratës shumë të veçantë QUINT. Sidomos QUINT-i duhet të kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe më në fund po vepron si i tillë. QUINT-i duhet ta duartrokas dhe ta mbështesë qeverinë”, shkruan Bosch, derisa ka shpërndarë edhe reagimin që këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfajt ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë.


Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti i ka reaguar ambasadorit gjerman, Jorn Rohde lidhur me deklaratën e vendeve të QUINT-it ku Qeverisë së Kosovës iu bë thirrje që të lejoj OSBE-në të organizojë referendumin e Serbisë në territorin e Kosovës siç ishte praktikuar më herët në procese zgjedhore.

E mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, Zulfaj e ka quajtur praktikë të keqe.

Këshilltari i Kurtit reagon pas kërkesës së QUINT-it për lejimin e referendumit të Serbisë në Kosovë
Lexo po ashtu Këshilltari i Kurtit reagon pas kërkesës së QUINT-it për lejimin e referendumit të Serbisë në Kosovë

Ai në një postim në Twitter shkruan se “praktika e vendosur” ishte një praktikë e keqe ku strukturat e huaja ilegale lejoheshin të vepronin lirshëm në Kosovë.

“Praktika e vendosur’ ishte një praktikë e keqe ku strukturat e huaja ilegale lejoheshin të vepronin lirshëm në vendin tonë.

Të gjithë shtetasit serbë në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë përmes Zyrës Ndërlidhëse Serbe në Prishtinë ose përmes postës.

Ju të gjithë e përkrahni sundimin e ligjit në Kosovë”, ka reaguar këshilltari politik i kryeministrit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori