LAJMI I FUNDIT:

Ischinger: Takimi i Badenit është shansi e fundit

Ischinger: Takimi i Badenit është shansi e fundit

Nuk ka shenja inkurajuese të cilat do ta arsyetonin vazhdimin e bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit, pas takimit të Badenit dhe përfundimit të mandatit të Treshes ndërmjetësuese, ka thënë sot përfaqësuesi i BE-së në këtë treshe, Wolfgang Ischinger, në prag të raundit të gjashtë dhe të fundit të bisedimeve për statusin e Kosovës.

“Jo”, ka qenë përgjigjja e prerë e Ischingerit, në pyetjen e medieve se, pas përfundimit të misionit të Treshes, më 10 dhjetor, a ka shenja se bisedimet mund të jetë e arsyeshme të vazhdojnë.

“Kjo është përpjekje e fundit të cilën e ofron, këto tri ditë bisedimesh, ‘Treshja’, për të dyja palët, mundësia e ardhshme që të arrihet një marrëveshje e cila, për të gjithë, do të ishte zgjidhja më e mirë. Shpresoj se të dyja palët do ta shfrytëzojnë këtë shans”, ka thënë Ischinger.

Diplomati gjerman ka thënë se mandati i Treshes përmbyllet më 10 dhjetor dhe se nuk është detyrë e saj që të spekulojë se çfarë do të ndodhë pas kësaj date. “


“Pas kësaj raunde bisedimesh, Treshja do ta përpunojë raportin për Sekretarin e Përgjithshëm të KB-së”, ka thënë Ischinger duke shtuar se”kjo shans e ofruar nga bashkësia ndërkombëtare, përmes Treshes, po përfundon”.