LAJMI I FUNDIT:

Ischinger: Së paku marrëveshje për bashkëpunim

Ischinger: Së paku marrëveshje për bashkëpunim

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Treshen ndërmjetësuese për statusin e Kosovës, Wolfgang Ischinger, ka deklaruar sot në Berlin se, nëse nuk arrihet marrëveshja për statusin e Kosovës, Treshja së paku pret të arrihet marrëveshja për bashkëpunim të ardhshëm në mes të palës serbe dhe asaj shqiptare.

"Përpjekjet e Treshes kanë të bëjnë se paku në marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Ischinger para gazetarëve në Berlin, për të shtuar se, “marrëveshja për statusin do të ishte ideale”.

"Natyrisht se marrëveshja për statusin do të ishte ideale, mirëpo kjo, fatkeqësisht, është diçka që nuk mund të pritet para afatit për përfundimin e negociatave, më 10 dhjetor”, ka thënë diplomati gjerman, duke shtuar se do të ishte e dobishme që të arrihet një marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjellë.

Rreth marrëveshjes së bashkëpunimit, Ischinger ka cituar një studim të Institutit për Ekonomi Krahasimtare nga Vjena.


Ky institut ka bërë krahasimin e hipotezave të deritashme për Kosovën – autonomi të forcuar, sovranitetin e Serbisë, pavarësinë nën mbikëqyrjen ndërkombëtare sikur edhe partneritetin. Hipotezën e fundit, ka thënë Ischinger, ky institut e konsideron si më të mirën në aspektin ekonomik.

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori