LAJMI I FUNDIT:

Ischinger: Duhet të vendosim tani

Ischinger: Duhet të vendosim tani

Përfaqësuesi i BE-së në treshen ndërmjetësuese të Grupit të Kontaktit, Wolfgang Ischinger, ka vlerësuar se, do të ishte e rrezikshme të negociohet pafund për statusin e ardhshëm të Kosovës dhe se, rezultati mund të arrihet deri më 10 dhjetor, nëse ekziston vullneti politik i Beogradit dhe Prishtinës.

"Do të ishte gjë e rrezikshme të vazhdohet me bisedime të pafundme. Zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk do të bëhet më e lehtë më shtyrje të mëtutjeshme, por do të bëhej gjithnjë e më e rëndë. Duhet të vendosim tani. Ky është mendimi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe rreth kësaj çështjeje nuk kemi mospajtim as me palën ruse”, ka thënë Ischinger për numrin e sotëm të gazetës austriake “Die Presse”.

Ndërmjetësi i BE-së ka thënë se, mandati i treshes skadon më 10 dhjetor, me dorëzimin e raportit te sekretari i përgjithshëm i OKB-së, mirëpo nuk ka dashur të spekulojë se çfarë do të bëjë bashkësia ndërkombëtare me këtë raport.

"Një presion me afate nuk është gjithaq i keq. Po që se nuk do t’ia kishim parashtruar vetes afatin prej 120 ditëve, por prej 1.200 ditësh, atëherë sot nuk do të ishim aty ku jemi. Në kohën e mbetur mund të arrijmë rezultat, nëse në anën kosovare dhe në atë serbe ekziston vullneti politik”, ka thënë Ishchinger.


I pyetur nëse kah fundi i nëntorit do të mbahet një konferencë më e madhe për Kosovën, Ischinger ka thënë se, nuk ka arsye për mbajtjen e një tubimi të tillë, nëse njëra apo të dyja palët refuzojnë zgjidhjen.

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori