LAJMI I FUNDIT:

Isa Mustafa paralajmëron Kurtin për “Zajednicen”

Isa Mustafa paralajmëron Kurtin për “Zajednicen”

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur për marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2015 nga ai me Serbinë për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe dhe komentoi edhe qasjen e Albin Kurtit karshi kësaj teme.

Mustafa është shprehur se Vetëvendosje e Kurti duhet ta kuptojë se më nuk janë në opozitë. Madje sipas tij do të detyrohen të veprojnë.

“Zotëri Kurti dhe VV e kanë kundërshtuar marrëveshjen për Zajednicen me të gjitha mjetet. Tani janë në pozitë, jo në opozitë, janë në një rol krejtësisht tjetër dhe me përgjegjësi tjera. Deklaratat nuk iu bëjnë punë, do të detyrohen të veprojnë, prandaj fjala është e tyre, jo e imja”, ka thënë Mustafa.


Mustafa në intervistën për InDoks, u shpreh se ligjin për marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe e gjeti kur u bë Kryeministër, prandaj edhe nëse nuk i ka pëlqyer, si kryeministër ka punuar që të zbatohet ligji.

“Asociacioni është një formë e bashkëpunimit të komunave me shumicë serbe në çështjet e pushtetit lokal. Ky Asociacion i pazakontë sepse formohet mbi baza etnike. Poashtu, edhe pse Gjykata Kushtetuese është shprehur, se ky Asociacion duhet të jetë si asociacioni ekzistues, në fakt ai nuk është. Marrëveshja e ratifikuar me Ligj, thotë se ky asociacion do të ketë kontroll të plotë në fushën e arsimit, shëndetësisë, zhvillimit lokal… Asociacioni ekzistues nuk e ka këtë kompetencë. Ndërkaq, Asociacioni nuk ka fuqi ekzekutive dhe nuk është pushtet i trete, ashtu siç është trumbetuar”, theksoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori