LAJMI I FUNDIT:

Ironia e fatit: Në ditën kur u protestua për organizime masive, Kosova shënon numrin më të madh të të infektuarve

Ironia e fatit: Në ditën kur u protestua për organizime masive, Kosova shënon numrin më të madh të të infektuarve
Pamje nga protesta e estradës dhe pronarëve të restorantëve, 15 qershor 2020 (Foto: Ridvan Slivovas/Telegrafi)

Të hënën, emra të shumtë nga estrada shqiptare por edhe pronarë të restoranteve kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Kërkesat e tyre ishin të qarta: të lejohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve familjare këtë verë, nga ku ata si artistë dhe nikoqirë kanë të ardhurat e tyre nga ushtrimi i këtij profesioni.

Labinot Tahiri, Edona Llalloshi, Afrim Muqiqi, Edi Furra e Alban Mehmeti ishin vetëm disa nga emrat më të njohur që u panë të pranishëm në protestë.


Pamje nga protesta e estradës dhe pronarëve të restorantëve, 15 qershor 2020 (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ata janë përshëndetur edhe nga Ministri aktual i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka premtuar se do të rishikojë mundësinë që kërkesa e tyre të aprovohet.

Mirëpo për ironi të fatit, pikërisht në ditën kur u mbaj protestë për lehtësimin edhe të mëtutjeshëm të masave të pandemisë si lejimi i organizimeve të tilla që përfshijnë turma të mëdha njerësish, Kosova shënoi numrin më të madh të të infektuarve me coronavirus ndonjëherë.

Pamje nga protesta e estradës dhe pronarëve të restorantëve, 15 qershor 2020 (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) njoftoi të hënën në mbrëmjes se janë regjistruar 129 raste të reja me coronavirus, ndërsa 10 sosh janë shëruar.

Ky numër shënon shifrën më të lartë të të infektuarve që Kosova ka shënuar ndonjëherë, që nga fillimi i pandemisë COVID-19, madje edhe gjatë kohës kur shteti ishte totalisht në izolim.

Kosova më 15 qershor evidenton 129 raste me coronavirus (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ndërkohë, organizimet që përfshijnë turma të mëdha njerëzish si festivalet dhe koncertet e njohura nëpër botë, janë anuluar këtë vit në një pjesë të madhe, rreth 80 për qind e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Aktorja transgjinore Hunter Schafter ankohet se në pasaportën e saj shkruhet se është mashkull: Vërtet nuk di çfarë të bëj

Magazina
Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit

Magazina
Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Sfidohet Gjesti nga Vëllai i Madh: Zgjedh Rizartën për të ndarë shtratin, Egli: E dija

Magazina
Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina
Kalo në kategori