LAJMI I FUNDIT:

Irlandezët më të humburit

Irlandezët më të humburit

Të dhëna nga Banka Qendrore Europiane (BQE) tregojnë se qytetarët irlandezë kanë humbur më shumë nga pasuria e tyre personale se çdo vend tjetër i Eurozonës si pasojë e krizës financiare, ndërsa Gjermania dhe Holanda kanë lulëzuar.

Në një analizë të intervalit 2009-2013, ekspertët e Bankës Qendrore Europiane zbuluan se Irlanda ra me më shumë se 18 mijë euro për person, ndërsa pasuria e spanjollëve ra me thuajse 13 mijë euro, pasi investimet në prona u ulën ndjeshëm. Qytetarët grekë humbën rreth 17 mijë euro për të njëjtën arsye. Nga ana tjetër, në Holandë dhe Gjermani, pasuria për frymë u rrit me 33 mijë dhe 19 mijë euro respektivisht, pjesërisht për shkak të një rritje në investime gjatë asaj kohe.

Këto të dhëna, të cilat tregojnë një panoramë përpara rritjes ekonomike të kohëve të fundit në Spanjë dhe Irlandë, ilustrojnë diferencat e zymta ndërmjet 19 vendeve të Eurozonës që shtrihen nga Helsinki në veri e deri te Athina në jug. Duke paraqitur të dhënat në këtë mënyrë, Banka e pranon divergjencën edhe pse ka pak mundësi për ta korrigjuar atë. Skema e saj e printimit të parave, quajtur ndryshe si programi i lehtësimit sasior, rezulton se nuk është përcaktuar në bazë të nevojave ekonomike të vendeve.


Për të korrigjuar pabarazitë ndërmjet vendet e fuqishme industriale si Gjermania dhe vende si Spanja, ekspertët janë përpjekur prej kohësh të zhvillojnë një sistem transfertash apo pagesash financiare nga vendet e pasura në ato të varfra. Për shkak të kostove të pamanaxhueshme, Gjermania e ka refuzuar hapur këtë sugjerim.

Megjithatë, BQE-ja deklaron se të dhënat e këtij viti tregojnë se situata e vendeve më të varfra po përmirësohet gradualisht. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori