LAJMI I FUNDIT:

Irina: Ronaldo nuk ishte për mua

Irina: Ronaldo nuk ishte për mua

Irina Shayk ka folur haptas për lidhjen e saj të dështuar me superyllin e futbollit, Cristiano Ronaldo.

Bukuroshja ruse ka lëshuar madje kritika në drejtim të portugezit, për të cilin thotë se nuk ishte mashkulli i saj ideal.

“Nëse ke një lidhje, ajo duhet të jetë e mirë, përndryshe nuk zgjat”, ka thënë Irina, transmetojnë mediat britanike.


“Mashkulli ideal? Të jetë besnik, i ndershëm dhe një xhentëlmen i cili di si të respektojë femrat. Unë mendova se e gjeta një, por…jo”, ka shtuar më tej ajo.

Irina ka thënë se cilado femër do të ndihej e shëmtuar nëse nuk do të kishte në krah njeriun e duhur./Telegrafi/