LAJMI I FUNDIT:

IPKO: Zotërojmë 35 për qind të tregut brenda një viti

IPKO: Zotërojmë 35 për qind të tregut brenda një viti

Në njëvjetorin e kompanisë së dytë të telefonisë mobile, IPKO, përveç ndarjes së shpërblimit, një BMW X3, është bërë publik fakti se kjo kompani zotëron 35 për qind të tregut të telefonisë mobile dhë 9 për qind të tregut në telefoninë fikse.

Operatori i dytë i telefonisë mobile, IPKO, ka ndarë shpërblimin, “BMW X3”, të cilin e ka fituar Luljeta Avdiqi nga Prizreni, e cila për të fituar veturën kishte dërguar dy sms .

Drejtorit i “Ipko”-së, Akan Ismajli, përveç urimit për këtë shpërblim, ka prezantuar edhe të arriturat e kësaj kompanie.
Sipas tij, gjatë muajit tetor është bërë një hulumtim, të cilin e ka realizuar “Gani Bobi”, me pjesëmarrjen e 1.037 respodentëve, sipas të cilit margjina e gabimit është deri në 3%.

Ky hulumtim ka patur për qëllim të përcaktojë madhësinë e telekomunikimeve në Kosovë dhe pozitën e “Ipko”-së në këtë treg.


Nga prezantimi është parë që 49% e respondentëve përdorin internetin në Kosovë, kurse 51% jo. Prej këtyre që e përdorin internetin, 38% rregullisht, 34% shpesh, kurse 28% më rrallë, që do të thotë një herë ose dy herë në javë.

Përsa i përket internetit, Ipko ka 59% të tregut, Kujtesa ka 19% dhe PTK 22% të tregut.

Në pjesën e telefonisë fikse është vërejtur një rënie e shfrytëzimit në krahasim me periudhën e kaluar, ku vetëm 40 % e popullatës përdornin telefoni fikse dhe 60% nuk e përdorin më.

Për 6 muaj operimi në telefoni fikse “Ipko” ka 9% të tregut, ndërsa PTK 91%, thuhet në hulumtim.

Në telefoninë mobile del se “PTK–Vala” ka 64 % të tregut, “Ipko” brenda një viti ka mbërritur në 35 % të tregut, kurse operatorët e tjerë që veprojnë ilegalë, kjo në pjesën veriore, kanë një përqindje e vogël 0.17 %.

Akan Ismajli, drejtor i kompanisë IPKO tha se, “Ipko” është investimi më i madh në Kosovë, po ashtu edhe investimi më i madh slloven në Kosovë.

“Kjo na ka bërë që të jemi në fokus të mediave sllovene dhe mediave këtu, por kohëve të fundit jemi duke u përdorur si model që të gjithë investitorët që dëshirojnë të investojnë në Kosovë mund të investojnë”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Kalo në kategori