LAJMI I FUNDIT:

Ipko nxjerr në treg produkte të telefonisë fikse

Ipko nxjerr në treg  produkte të telefonisë fikse

“Ipko” nxori të hënën në treg paketën e re të shërbimeve të telefonisë fikse, konkurrente në treg, sidomos për thirrjet ndërkombëtare. “Pakoja e re shërbimeve të telefonisë fikse ofron thirrje brenda rrjetit “Ipko” 1 cent për minutë, ndërsa minuta e parë kushton 2 centë”, tha drejtori i kompanisë Akan Ismaili.

Një minutë nga rrjeti i telefonisë fikse “Ipko” në operatorin mobil “Ipko” kushton 10 centë, ndërsa në rrjetin fiks të PTK-së, minuta kushton 6 centë, ndërsa thirrjet nga fiksi i “Ipkos” në “Vala” kushtojnë 15 centë.

Ismaili tha se kompania që ai drejton do të ofrojë në treg edhe pako të reja të kombinuara të telefonisë fikse dhe shërbimeve të internetit.

Ai tha se kanë punuar në 11 qytete të Kosovës dhe kanë ndërtuar 155 mijë porte, e po ashtu kanë kontraktuar 51 mijë shfrytëzues apo familje.


Aktualisht, janë duke punuar në shumë qendra të Kosovës në mënyrë që shërbimet për klientët të fillojnë gjatë vjeshtës.

“Jemi duke planifikuar ndërtimin edhe të 25 mijë porte të reja”, tha ai.

Ismajli foli edhe për problemet lidhur me shikimin e kanaleve televizive në sistemin kabllor. Ai tha se kanë nënshkruar kontratën me “Digjit- Albin” dhe do të hyjnë me ofertën e plotë në treg para festave të vitit të ri./Telegrafi/