LAJMI I FUNDIT:

IPKO mbështet fëmijët dhe krijimin e kampit ekologjik “Hand to Hand”

IPKO mbështet fëmijët dhe krijimin e kampit ekologjik “Hand to Hand”

“Filantropët e Kosovës” mbrëmë e kanë hapur zyrtarisht aktivitetin e tyre për ndërtimin e kampit veror ekologjik të quajtur “Hand to Hand”, i cili iu kushtohet fëmijëve jetim, atyre me nevoja të veç̧anta dhe fëmijët në kushte të vështira ekonomike të të gjitha komuniteteve në Kosovë. IPKO ka qenë mbështetësi kryesor i ngjarjes.

I menduar për t’i ndihmuar kësaj kategorie të fëmijëve, kampi në vete do të përmbajë aktivitete edukuese dhe rekreative me komponente të bashkëpunimit dhe shkëmbimit ndërkombëtar me OJQ partner në shumë vende të botës. Kampi do të nisë prej muajit qershor-shtator çdo vit, e si rrjedhojë do të jetë një̈ mundësi për këta fëmijë të krijojnë një̈ të ardhme më të mirë për veten dhe gjithë̈ shoqërinë.

Përveç kompanisë IPKO, fushatës deri më tani i janë̈ bashkangjitur mbi 100 fytyra publike nga Kosova dhe Diasopra, si Rita Ora e Blerim Destani, disa ish-President shtetesh, Ambasada, mbi 300 anëtarë nderi lokal dhe ndërkombëtar, OJQ nga Kroacia, Britania e Madhe e SHBA-të.


Rober Erzin drejtorit ekzekutiv i kompanisë IPKO ka thënë se nga dita e parë kur ka hyrë IPKO në treg, e ka kuptuar drejtë se është pjesë e një industrie e cila përbën motorët kryesor të zhvillimit njerëzor dhe socio-ekonomik në çdo vend të botës, e posaçërisht në Kosovë ku nevojat por edhe mundësitë janë gjithnjë e në rritje.

“Prandaj të udhëhequr nga ky besim, për 16 vite rresht përmes një infrastrukture tejet moderne ne jemi rritur për t’i lidhur më shumë se 1.2 milion kosovarë me njëri tjetrin dhe të tjerët kudo nëpër botë, duke ofruar mundësi për më shumë komunikim, më shumë edukim, më shumë punë, më shumë komunikim dhe afërsi mes njerëzve, dhe mundësi më të mira për të ardhmen tonë të përbashkët”, tha ai.

Sipas Erzinit, gjatë rrugëtimit të tyre janë kujdesur që të punojmë në dy drejtime. “Në krijimin e mundësive të reja për të gjithë kosovarët të cilët i përdorin përparësitë që i ofron teknologjia për zhvillim më të shpejtë, si dhe në mbështetjen e shumë komuniteteve lokale, posaçërisht të fëmijëve dhe të rinjve kosovarë të cilët janë brezi i ri i Kosovës së përparuar”, theksoi numri një i IPKO-s Robert Erzin. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori