Këtë vit, festat e fundvitit për mijëra konsumatorë të IPKO-së do të vijnë me dhurata të vlefshme të cilat përfshijnë edhe disa nga telefonat, laptopët dhe tabletët më të mirë në treg, si dhe produktet më të kërkuara të kompanisë.
Në lojën e madhe shpërblyese të IPKO, konsumatorët më me fat të kompanisë do të shpërblehen edhe me televizor Samsung LED 65” 4K Curved, Apple MacBook, iPhone 6S Plus, Samsung Galaxy Edge Plus, iPhone 6S, Samsung Galaxy Edge, iPhone 6, iPad Air 2, mbushje të telefonit mobil, si dhe pako me minuta, SMS apo gigabajt.
“IPKO gjithnjë krijon mundësi më të mira dhe më të shumta për përdoruesit e saj, e sidomos gjatë festave të fundvitit kur dëshirat dhe pritjet e tyre rriten. Si shenjë falënderimi për besnikërinë e tyre në rritje ndaj IPKO, ne kemi vendosur që vitin 2016 ta presim me mijëra dhurata të cilat do t’ua shpërndajmë përdoruesve tanë me fat” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.
“Ne kemi pasur një rritje fenomenale të përdoruesve gjatë gjithë vitit, prandaj duam që ta festojmë besnikërinë e konsumatorëve duke i shpërblyer ata me disa nga pajisjet më të mira në tregun botëror tani”.
Gjithçka që nevojitet për tu bërë pjesëmarrës të menjëhershëm në lojën shpërblyese është që përdoruesit të abonohen në cilëndo nga pakot Premium apo të bëjnë rimbushjen e llogarisë së telefonit të tyre mobil me së paku 5 euro.
Në rast se blerja e shërbimeve të IPKO bëhet përmes dyqanit të saj online (shop.ipko.com), gjasat për të fituar ndonjërin nga 2016 shpërblimet do të dyfishohen. Shpërblimet do të ndahen në baza javore, nga 504 fitues për çdo javë, deri më 28 dhjetor 2015.
Lista e zgjeruar e shpërblimeve mund të gjendet në këtë link: http://bit.ly/1IyORKB /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp