LAJMI I FUNDIT:

Dyshimet se policia pengoi gazetarët gjatë protestës së PSD-së, IPK nis hetimet

Dyshimet se policia pengoi gazetarët gjatë protestës së PSD-së, IPK nis hetimet
Foto: Arkiv

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar të enjten se hetuesit kanë filluar një hetim preliminar për të vlerësuar reagimin policor në menaxhimin e protestës që ndodhi një ditë më parë në Prishtinë.

Lidhur me reagimin policor gjatë menaxhimit të protestës ka pasur ankesa dhe reagime publike edhe nga gazetarë të ndryshëm si dhe vet Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.


Protesta e PSD-së kundër Trendafilovas, AGK: Gazetarët u penguan nga Policia e Kosovës gjatë raportimit
Lexo po ashtu Protesta e PSD-së kundër Trendafilovas, AGK: Gazetarët u penguan nga Policia e Kosovës gjatë raportimit

“Hetuesit e IPK-së aktualisht janë në fazën e grumbullimit të informacioneve dhe analizimit të pamjeve të ndryshme përfshirë edhe ato që tashmë janë publikuar”, thuhet në njoftimin për media të IPK-së.

Aktivistë të Partisë Socialdemokrate nëpërmjet protestës ku u përdor gazi lotsjellës dhe mjete shpërthyese e kanë kundërshtuar vizitën e kryetares së Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova.

Gjatë përplasjes së tyre me Policinë e Kosovës janë arrestuar gjashtë anëtarë të kësaj partie. Reagimi i policisë është kritikuar nga përfaqësues të këtij subjekti politik, të KMLDNJ-së, të AGK-së e të OVL të UÇK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër

Besnike Salihu
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë

Drejtësi
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë

Lajme
Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat

Lajme
Kalo në kategori