LAJMI I FUNDIT:

iPhone 4 i bardhë më 27 prill?

iPhone 4 i bardhë më 27 prill?

Versioni i bardhë i iPhone 4, i cili ishte “humbur” në paralajmërimet e kompanisë Apple, duket se ka fituar një datë lansimi në treg, dhe ajo thuhet se është 27 prilli 2011.

Dikur thuhej se Apple kombinon versionet e ndryshme të iPhone me lansimet e iPod’ëve, mirëpo kjo nuk duket se ka ndodhur kësaj radhe, pasi që iPhone 4 i bardhë nuk është parë askund, përpos imazheve të montuara nga Apple apo përdoruesit e saj.

Sipas 9 to 5 Mac, thuhet se iPhone 4 i bardhë është parë në paketimet e depove të Best Buy dhe se i njëjti do të paraqitet të mërkurën në dyqanet e këtij zingjiri dyqanesh në SHBA.

Burimet e njëjta të informacionit thonë se blerësit me shumicë të Apple do ta marrin iPhone 4 të bardhë para ditës së mërkurë, në mënyrë që i njëjti të paraqitet nëpër dyqanet e tyre më 27 prill të këtij muaji. / Telegrafi /