LAJMI I FUNDIT:

Investitorët e huaj ikin nga Kosova

Investitorët e huaj ikin nga Kosova

Raporti i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) zbulon një fakt interesant, ku kompanitë e huaja kanë filluar t’i shesin aksionet e tyre. Sipas të dhënave të BQK-së, gjatë vitit që lamë pas investimet e huaja direkte (IHD) janë karakterizuar me një rënie prej 46,0 për qind në të njëjtën periudhë.

“Kjo rënie e IHD-ve i atribuohet kryesisht shitjes së aksioneve të disa prej kompanive të huaja, që operojnë në Kosovë tek rezidentët kosovarë, si dhe shpërndarjes së superdividendës së disa prej kompanive të huaja që operojnë në Kosovë”, thuhet në raportin e fundit të BQK-së.

Por pavarësisht kësaj, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se sivjet Kosova ka shënuar progres në fushën e tërheqjes së investimeve të huaja direkte, të cilat në nëntëmujorin e parë të këtij viti arritën shumën prej 270 milionë eurosh.


Por, në anën tjetër ekspertët e ekonomisë në vend këtë shifër po e shohin me dyshim të madh. Sipas tyre, kjo shumë e investimeve nuk ka ndikuar në zhvillimin ekonomik. Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se Kosova gjatë vitit 2015 ka shënuar progres në fushën e tërheqjes së investimeve të huaja direkte, të cilat në nëntëmujorin e parë të këtij viti arritën shumën prej 270 milionë eurosh. /Zëri.info/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori