LAJMI I FUNDIT:

Investimet huq

Investimet huq

Kosova ka pushtete qendrore, por të bllokuara; ka institucione formalisht të pavarura, por skajshëm të politizuara e të ndikuara; është nga shtetet më të varfra, por edhe më të korruptuara; ka burime energjetike e ujore, por s’ka mjaftueshëm drita e ujë; ka popullsinë më të re në Evropë, por ka shumë papunësi, varfëri e analfabetizëm; ka luftuar për t’u çliruar nga Serbia, por nuk është vend plotësisht i lirë edhe pse është pavarësuar. Bota perëndimore ka investuar për një Kosovë tjetër.

Dhe pikërisht për këtë, pjesë të bashkësisë ndërkombëtare kanë nisur të frustrohen. Vetëm brenda kësaj jave deklarata dëshpërimi kanë përcjellë ambasadorë të dy fuqive të mëdha botërore – të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Një vizitë e nivelit të lartë nga ShBA-ja në Kosovë është anuluar këtë javë e një tjetër ka reduktuar agjendën, ka treguar ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson. Ka ndodhur kjo për shkak të bllokadës politike.


Në llogarinë e saj në “Twitter”, ambasadorja e ka përmbyllur informatën me këtë fjali të shkurtër: “Të dëshpëruar”. /Koha Ditore/