LAJMI I FUNDIT:

Interesim i madh për t’i blerë veturat 3Z

Interesim i madh për t’i blerë veturat 3Z

Qytetarët e Kosovës kanë shprehur interesim të madh për të blerë veturat që deri më tani i kanë shfrytëzuar zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi ka treguar se deri më tani më shumë së 500 persona kanë shprehur interesim për 177 veturat qeveritare të cilat janë nxjerrë në shitje nëpërmjet ankandit publik.

“Kanë qenë më shumë se 500 persona të cilët janë interesuar për këto 177 vetura të cilat kanë një vlerë prej 145 mijë euro si vlerë fillestare. Normal se kjo është një konkurrencë e hapur një ankand i hapur dhe të premten kur mbyllet edhe vet ankandi ne do t’i pranojmë të gjitha ofertat nga qytetarët për blerjen e këtyre veturave”, tha Abrashi për KosovaPress.


Shitja e veturave sipas Abrashit po bëhet me qëllim të uljes së shpenzimeve. Nga shitja e këtyre veturave, Qeveria pritet të realizojë mbi 145 mijë euro të hyra.

Sipas tij, kjo iniciativë ka ardhur pas një vendimi të marrë nga ana e kryeministrit Isa Mustafa. “Secili institucion qeveritar ka marrë nga një letër. Është kërkuar prej tyre që të bëjnë largimin e veturave të panevojshme ose atyre shtesë ose të tepërta. I është dashur Ministrisë së Administratës Publike të punojë disa muaj në hartimin e kësaj liste dhe në fund këtë muaj ka bërë shpalljen në ankand publik përmes procedurave në respektim të ligjeve përkatëse për shpalljen për 177 vetura të cilat janë në shitje dhe janë të hapura për publikun për shikim edhe për oferta”, tha Abrashi.

Shitja nëpërmes ankandit do të vazhdojë edhe në të ardhmen, e po ashtu deklaroi se vitin e ardhshëm nuk do të ketë blerje të veturave përveç në rast të nevojës.

“Përfiton buxheti i Kosovës si shumë të të hyrave kjo si fillestare. Por njëkohësisht duke bërë edhe racionalizim të shpenzimeve . Besoj që edhe aty do të kursejmë edhe më shumë mjete. Ju e dini që vetëm në gjashtë muajt e parë në një kontroll më të mirë të shpenzimeve dhe karburanteve ne i kemi kursyer më shumë se 1 milion euro vetëm në karburante kjo është diçka shtesë që po e bëjmë në funksion të kursimit të mjeteve . Ka kaluar edhe buxheti i vitit të ardhshëm nuk ka vetura ose është 1 apo 2 institucione që patjetër ka pasur nevojë me ble vetura ”, tha Abrashi.

Abrashi e ka cilësuar këtë veprim si një nga kursimet më të mëdha që ka bërë ndonjëherë Qeveria e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

Ekonomi
Kalo në kategori