LAJMI I FUNDIT:

Inteligjenca amerikane: 80 për qind e trupave ruse janë vrarë ose plagosur në Ukrainë

Inteligjenca amerikane: 80 për qind e trupave ruse janë vrarë ose plagosur në Ukrainë

Rreth 315 mijë ushtarë rusë kanë mbetur të vdekur ose plagosur gjatë luftës në Ukrainë, ka thënë një burim i njohur për inteligjencën amerikane.

Kjo është e barabartë me gati 80 për qind të personelit ushtarak të Rusisë, thanë ata, raporton skynews.

Një vlerësim i inteligjencës amerikane vlerëson gjithashtu se ushtria ukrainase e ka frenuar me 18 vjet modernizimin ushtarak të Rusisë.


Ukraina po përballet me bombardimet nga ajri dhe sulmet kibernetike
Lexo po ashtu Ukraina po përballet me bombardimet nga ajri dhe sulmet kibernetike

Vlerësimet zyrtare nga Perëndimi për numrin e ushtarëve rusë të vrarë ose të plagosur kanë qenë relativisht të rralla.

Në muajin gusht, zyrtarët amerikanë i thanë New York Times se vlerësimi ishte pak më pak se 300 mijë ushtarë.

Ndërkohë, Ministria Britanike e Mbrojtjes njoftoi në muajin tetor se shifrat e të vdekurve ishin rreth 290 mijë.

Ministria e Mbrojtjes atëbotë njoftoi se luftimet e ashpra rreth qytetit lindor të Avdiivka ishin pjesërisht pas një rritjeje prej 90 për qind të viktimave ruse të regjistruara nga Ukraina. /Telegrafi/