LAJMI I FUNDIT:

Instituti amerikan për Studimin e Luftës tregon se si Putini mund të dështojë në Ukrainë

Instituti amerikan për Studimin e Luftës tregon se si Putini mund të dështojë në Ukrainë

Sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISW), vetëm mbështetja e vazhdueshme perëndimore për Ukrainën mund të ndalojë presidentin rus, Vladimir Putin të arrijë objektivat e tij ushtarake në territoret ukrainase.

Në një përditësim të fundit mbi konfliktin në Ukrainë, ISW tha se ushtria ruse ka dështuar në përpjekjet e saj për të shtyrë Ukrainën drejt kapitullimit, duke theksuar se mbështetja e vazhdueshme perëndimore është elementare për të frenuar synimet maksimaliste të Kremlinit.

Instituti gjithashtu shtoi se Kremlini po ndjek objektiva të pacaktuara për pushtimin territorial në Ukrainë, të cilat nuk përjashtojnë pushtimet e mëtejshme territoriale ruse.


Ukrainasit shfrytëzojnë artilerinë amerikane për të sulmuar rusët
Lexo po ashtu Ukrainasit shfrytëzojnë artilerinë amerikane për të sulmuar rusët

ISW me këto deklarata ka lënë të nënkuptojmë se ndërprerja e ndihmës perëndimore për Ukrainën “ka të ngjarë ta dërgojë atë në kapitullim”, duke mos pasur mundësi e aftësi ta mbajë jashtë territoreve të saj ushtrinë ruse.

“Ndihma e vazhdueshme perëndimore fuqizon forcat ukrainase për të zmbrapsur sulmet ruse, dhe për të çliruar sa më shumë territore”, shtoi instituti, raporton skynews.

Ndërsa lufta është ende në zhvillim, humbjet njerëzore dhe materiale në ato territore vetëm po rriten, duke detyruar mijëra njerëz të largohen nga zonat e konfliktit.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Evropa
Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio: Zelensky duhet t'i kërkojë falje Trumpit

Sekretari amerikan i Shtetit, Rubio: Zelensky duhet t'i kërkojë falje Trumpit

Amerika
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë
Inteligjenca amerikane: Rusia dhe Kina po përpiqen t’i rekrutojnë punëtorët që po i largon administrata Trump

Inteligjenca amerikane: Rusia dhe Kina po përpiqen t’i rekrutojnë punëtorët që po i largon administrata Trump

Amerika
Kalo në kategori