LAJMI I FUNDIT:

Instagram dhe Threads nuk do të rekomandojnë më përmbajtje politike

Instagram dhe Threads nuk do të rekomandojnë më përmbajtje politike

Gjiganti teknologjik Meta, ka njoftuar se nuk do t’u rekomandojë më postime politike përdoruesve në Instagram dhe Threads.

“Ne duam që Instagram dhe Threads të jenë një përvojë e shkëlqyer për të gjithë. Nëse vendosni të ndiqni llogaritë me përmbajtje politike ne nuk futemi mes jush dhe postimeve të tyre, por ne gjithashtu nuk duam të rekomandojmë në mënyrë proaktive përmbajtje politike të llogarive që ju nuk i ndiqni”, tha kompania në një postim.

Ky funksion fillimisht do të vlejë për Instagram dhe Threads.


Megjithatë, Meta planifikon ta shpërndajë këtë kontroll edhe në Facebook në të ardhmen, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Qëllimi ynë është të ruajmë aftësinë që njerëzit të kenë mundësi të zgjedhin ndërveprimin me përmbajtjen politike duke respektuar preferencat e secilit person për të”, tha kreu i Instagram, Adam Mosseri.

Llogaritë profesionale në Instagram do të jenë në gjendje të shohin nëse postimet e tyre do të rekomandohen te përdoruesit e tjerë. Pranueshmëria e një llogarie do të bazohet në faktin nëse ka postuar përmbajtje politike së fundmi ose jo.

Nëse një llogarie i mohohet promovimi i postimeve, ajo mund të fshijë postimet e fundit, dhe të kërkojë një rishikim nga kompania.

Kjo lëvizje nga Meta vjen për të ndihmuar kontrollin e përmbajtjes politike pasi fushatat më të mëdha zgjedhore po zhvillohen në rrjete sociale. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Teknologji
iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Kufjet jo-invazive rikthen të folurin te pacientët me ALS

Kufjet jo-invazive rikthen të folurin te pacientët me ALS

Teknologji
OpenAl zbulon modelin e ri me Inteligjencë Artificiale - shefi i kompanisë zbulon se në çka është i mirë ai

OpenAl zbulon modelin e ri me Inteligjencë Artificiale - shefi i kompanisë zbulon se në çka është i mirë ai

Teknologji
Kalo në kategori