Ngritja e çmimeve shihet si dukuri shqetësuese për konsumatorët në vend, aq më tepër kur inflacioni është i importuar nga vendet e tjera, pasi importi përbën 90 për qind, kurse eksporti vetëm 10 për qind në tregtinë ndërkombëtare.
Ngritje e çmimeve është vërejtur si rrjedhojë e pakos fiskale për produkte joelementare, pasi TVSH-ja është ngritur nga 16 në 18 për qind, kurse është ulur për produkte bazë nga 16 në 8 për qind. Kjo ngritje dhe ulje e TVSH-së për produktet në fjalë është kritikuar nga njohës të ekonomisë, të cilët kanë thënë për gazetën “Epoka e re” se pakoja fiskale më shumë e ndihmon biznesin sesa konsumatorët.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Indeksi i Çmimeve në Kosovë është më i lartë për 0.1 për qind në muajin nëntor 2015 krahasuar me muajin tetor. Kurse sipas raportit të Stabiliteti Financiar të Bankës Qendrore të Kosovës në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015 komponentët e CPI-së, si rryma, gazi dhe lëndët e tjera djegëse, kanë shënuar rritje të çmimit për mesatarisht 4.9 për qind, pijet alkoolike dhe duhani për 3.4 për qind dhe veshmbathja për 1.9 për qind. “Zhvillime të ngjashme kishte edhe te çmimet e pijeve joalkoolike, të cilat shënuan rritje prej 1.1-përqindësh. Ushqimi dhe pijet joalkoolike përfaqësojnë rreth 40 për qind të shportës së konsumatorit”, është thënë në raportin e BQK-së.
Drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS”, Ibrahim Rexhepi, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se norma e inflacionit është e përballueshme vetëm për ata persona të cilët kanë të hyra të larta. “Inflacioni në Kosovë kryesisht është i importuar, duke pasur parasysh se tregu furnizohet me produkte nga importi. Nga kjo shihet se ndikimi i brendshëm është shumë i vogël e, po ashtu, një pjesë po ngarkohet edhe për shkak të marzhës apo të fitimeve që realizohen nga tregtarët”, ka thënë Rexhepi. Ai ka shtuar se pakoja fiskale më shumë do t’i ndihmojë bizneset sesa konsumatorët. “Unë asnjëherë s’kam qenë optimist i madh se pakoja fiskale do të ketë ndikim të madh në inflacion, meqenëse qëllimi i saj ka qenë biznesi e jo konsumatori, prandaj edhe ulja e normës së TVSH-së në këto produkte ka ndikim shumë të vogël”, ka thënë ai.
Uljen dhe ngritjen TVSH-së për produktet e caktuara e ka kritikuar dhe Selatin Kaçaniku, kryetar i OJQ “Konsumatori”. “Ne si organizatë e kemi kërkuar pakon fiskale, duke shpresuar se do të jetë një mekanizëm i sinqertë i Qeverisë, por doli e kundërta. Doli se shteti me TVSH-në e ngritur prej 2 për qind ka fituar tri deri katër herë më shumë se ato që është dashur t’i përfitonte konsumatori me uljen e TVSH-së nga 16 në 8 për qind. Mospërgatitja, veprimi gjatë pushimeve verore dhe vonesa e udhëzimeve janë dështim prapa së cilës fshihet një mosinteresim dhe jogatishmëri e ATK-së dhe Ministrisë së Financave. Tatimpaguesit nuk janë bizneset, por tatimpagues të vetëm në Kosovë janë konsumatorët, sepse asnjë biznes pa e shitur produktin nuk mund ta inkasojë as çmim, as vlerë të TVSH-së”, ka thënë ai.
Kaçaniku e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të strategjisë zhvillimore. “Republika e Kosovës nuk ka treg të brendshëm e as ekonomi të tregut dhe, së këndejmi, s’mund të ketë as strategji të zhvillimit ekonomik, e cila është shumë delikate. Dihet botërisht se mbi 90 për qind të nevojave tona i importojmë, prandaj në këto rrethana buxhetin e shtetit nuk e krijon ekonomia, por pjesën më të madhe e përbëjnë remitencat”, ka thënë ai.
Kaçaniku është shprehur se ka shumë arsye të cilat ndikojnë në shkarkimin e inflacionit në Kosovë. Ai inflacionin prej 0.1-përqindësh e ka quajtur si barometër joreal. “Kjo shkallë prej 0.1-përqindësh nuk është reale. Për t’u bindur ju dhe lexuesit tuaj se nuk është shkallë reale, dua të dal te shënimi, se potenciali socio-ekonomik i Kosovës është për një buxhet prej pesë miliardë eurosh, e jo për 1 miliard e 600 milionë euro, të cilin institucionet tona nuk janë të afta ta grumbullojnë. Në mungesë të tregut të brendshëm, të ekonomisë së lirë, të strategjisë së zhvillimit ekonomik dhe në mungesë të veprimit të ligjeve, ne i humbim çdo vit nga tre miliardë e gjysmë euro nga buxheti i Kosovës dhe, nëse ne këtë humbje të buxhetit e llogarisim me inflacion, atëherë do të thotë se ky shtet ka falimentuar”, ka deklaruar Selatin Kaçaniku, kryetar i OJQ “Konsumatori”. /Epoka e re/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Tiny Realms Under Surreal Tides”, faqe e re e bashkëpunimit midis artit dhe pasurive të paluajtshme
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin – përqafon dollarin amerikan
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp