LAJMI I FUNDIT:

Infermieri amerikan rezulton pozitiv për coronavirus, gjashtë ditë pasi mori vaksinën kundër COVID-19

Infermieri amerikan rezulton pozitiv për coronavirus, gjashtë ditë pasi mori vaksinën kundër COVID-19

Historia e një infermier në dhomën e urgjencës i cili doli pozitiv për COVID-19 pasi mori vaksinën është një gjë që na rikujton se larja e duarve, distancimi shoqëror dhe maskat do të jenë ende thelbësore, edhe gjatë vitit 2021.

Sipas AbcNews, përcjell Telegrafi, Matthew W., një infermier 45-vjeçar në San Diego, mori vaksinën e Pfizer më 18 dhjetor.

Ai kishte thënë për filialin e ABC News në San Diego se i vetmi efekt anësor i vaksinës që ai përjetoi ishte dhimbja e krahut.


Por gjashtë ditë më vonë, pasi punoi një turn në njësinë e pacientëve me COVID-19, Matthew kishte ethe, dhimbje muskulore dhe lodhje.

Dhe një test i spitalit konfirmoi se ai ishte pozitiv për COVID-19.

Skenari nuk është i papritur, mendon Dr. Christian Ramers, një specialist i sëmundjeve infektive në Qendrat Shëndetësore Familjare të San Diegos.

Kjo pasi që pacientët nuk zhvillojnë menjëherë mbrojtje nga COVID-19, pasi të jenë vaksinuar.

“Ne e dimë nga provat klinike të vaksinës që do të duhen rreth 10 deri në 14 ditë që ju të filloni zhvillimin e mbrojtjes nga vaksina”, tha Ramers.

Edhe pas atyre 10 deri 14 ditëve, pacientët ende kanë nevojë për një dozë të dytë vaksine për mbrojtje të plotë.

“Ajo dozë e parë mendojmë se ju jep diku rreth 50% mbrojtje dhe ju duhet ajo dozë e dytë për të arritur deri në 95%”, shtoi Ramers.

Ai ka përmendur edhe një mundësi tjetër: Meqenëse periudha e inkubacionit për COVID-19 mund të jetë e gjatë për 14 ditë, është gjithashtu e mundur që Matthew të jetë infektuar para se të merrte vaksinën më 18 dhjetor.

Të dy skenarët e mundshëm janë një kujtesë se vaksinat nuk janë “ilaçi i vetëm”.

Në vend të kësaj, thonë ekspertët, ndalimi i pandemisë do të marrë kohë dhe do të nevojitet respektim i vazhdueshëm i praktikave themelore të shëndetit publik si distancimi shoqëror, maskat dhe larja e duarve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Armëpushimi vetëm do t'i jap kohë forcave të Ukrainës" - a po e refuzon Rusia marrëveshjen?

Botë
Çfarë do të bëjë Trumpi nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?

Çfarë do të bëjë Trumpi nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?

Botë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Pamje të reja të përplasjes së anijes me kontejnerë më tankerin që transportonte karburant për ushtrinë amerikane

Pamje të reja të përplasjes së anijes me kontejnerë më tankerin që transportonte karburant për ushtrinë amerikane

Evropa
Dodik kërkon ndihmën e Rusisë për t'i shpëtuar arrestimit

Dodik kërkon ndihmën e Rusisë për t'i shpëtuar arrestimit

Bosnja
Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Evropa
Kalo në kategori