Dhoma Amerikane e Tregtisë ka publikuar Indeksin Vjetor për vitin 2020, ku regjistrohet përsëri një rënie me 0.5 për qind e besimit të biznesit në Shqipëri. Ky është viti i dytë me rënie të Indeksit pas asaj të vitit 2019 kur rënia e besimit ishte 5 për qind.
Në studim, thuhet se Indeksi i Besimit në vitin 2018 ishte 43.16 për qind, ndërsa tani është 37.6 për qind.
Ky është niveli më i ulët i Indeksit të Besimit që nga viti 2012, kur nisi kjo matje e përvitshme e cilësisë së klimës së biznesit, aktualisht 220 kompani vendase dhe shumëkombëshe.
Klima e përgjithshme e biznesit në Shqipëri mbetet e pafavorshme. Më shumë se 71 për qind e anëtarëve të Dhomës Amerikane e vlerësojnë klimën e biznesit në Shqipëri si të pafavorshme, vetëm 9 për qind e vlerësojnë si pozitive dhe 20 për qind si neutrale.
Sipas studimit, performanca e ekonomisë shqiptare ka rënë me 5 pikë, 80 për qind e të anketuarve deklaruan se performanca e ekonomisë shqiptare ka rënë gjatë vitit 2020. Ata kanë të njëjtin perceptim për rënien edhe sa u takon punësimit, investimeve, shkëmbimeve tregtare.
Niveli i taksave përbën një shqetësim dhe vlerësohet si jokonkurrues në rajon. Afro 60 për qind e të anketuarve e vlerësojnë si të pafavorshëm nivelin aktual të taksave.
“Qeveria duhet të rishikojë taksat që zbatohen ndaj bizneseve dhe individëve. Administrata duhet të zhvillojë takime me bizneset për të dëgjuar nevojat e tyre dhe të thjeshtojë procedurat e taksave”, shprehet njëri nga biznesmenët e anketuar.
Edhe pse veprojnë në një klimë biznesi sfiduese, kompanitë anëtare shprehën angazhimin e tyre për të vazhduar veprimtarinë e tyre, duke njohur vlerat potenciale të vendit dhe shpresën tek përmirësimet e ardhshme me reforma dhe forcimin e ligjit.
“Qeveria duhet të heqë dorë nga shumë burokraci dhe të krijojë një klimë më të favorshme për investitorët e huaj, në mënyrë që të tërheqë më shumë prej tyre. Shumë investitorë të huaj preferojnë të mos investojnë fare në Shqipëri, sepse fatkeqësisht, shumë pak mund të bëhet në klimën e biznesit në lidhje me lejet dhe lehtësinë e funksionimit pa ndërhyrje joformale”, u shpreh një tjetër i anketuar nga anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Në komentet e tyre bashkangjitur raportit të Indeksit theksohen më së shumti nevoja e madhe për “luftë ndaj korrupsionit të shtrirë në çdo fushë të jetës në Shqipëri”, për “pakësimin e polarizimit dhe luftës politike”, për “qasje miqësore ndaj biznesit”.
Ata pohuan se pronat private nuk respektohen, janë krijuar monopole dhe oligarki në çdo sektor, ndërsa bizneset mbahen nën presion dhe penalizohen për vonesat në pagimin e taksave për shkak të vështirësive të këtij viti pandemie.
Anëtarët e Dhomës Amerikane pohuan se kanë nevojë “digjitalizim, taksa më të ulëta, ndërhyrje më të pakët të qeverisë”, për “përparim të vërtetë kundër korrupsionit në procedurat e tenderëve nga administrata” dhe për “trajtim të ndershëm të kompanive nga autoritetet e taksave”.
Të anketuarit kërkojnë po ashtu luftë ndaj informalitetit, depolitizim të administratës, vazhdimin e reformës në sistemin e drejtësisë dhe mbajtjen larg nga biznesi të garave politike elektorale.
Të anketuarit pohojnë se kanë nevojë për një luftë e vërtetë kundër krimit të organizuar, ryshfeteve, ulje të informalitetit dhe zbatimin e rregullave të BE-së për trajtim të njëjtë ndaj gjithë operatorëve ekonomikë, si dhe politika të qëndrueshme fiskale.
“Ka shumë për të bërë, por, të paktën, zbatoni ligjet në mënyrë që të keni konkurrencë të lirë. Mos e ndryshoni legjislacionin fiskal çdo muaj, pasi kështu shkatërrohen planet afatgjata të zhvillimit dhe investimeve që kompanitë kanë hartuar. Rritni kontrollet mbi cilësinë e punimeve të financuara nga buxheti i shtetit”, shprehet njëri prej të anketuarve.
Ata i bënë thirrje qeverisë për të mbështetur firmat prodhuese që marrin punëtorë të rinj dhe që ulin papunësinë, si dhe për zbatim të shpejtë të reformave për të zhvilluar ekonominë e tregut dhe për të rritur rolin e Shqipërisë në rajon.
“Autoritetet pengojnë procesin me procedura zyrtare të gjata e të kushtueshme, edhe pse ligji doganor parashikon një proces të thjeshtë dhe të shpejtë. Për këto thjeshtime ka një përvojë të madhe në shumë vende veçanërisht në SHBA në këtë fushë. Nevojitet thjeshtimi i procedurave të eksportit, sidomos në e-commerce”, theksoi një tjetër afarist i anketuar.
Në anketimin e tyre anëtarët e Dhomës Amerikane shprehin besimin që një klimë e një transparence, praktika të ndershme dhe standarde demokratike do të garantonin një të ardhme më të mirë për investime dhe zhvillim ekonomik.
“Nevoja për një ndryshim më të fortë të politikave në reformat e klimës së investimeve del më së shumti në pah në këtë Indeks”. thuhet në studim.
Pandemia COVID-19, përmirësimi i pakët në ekonomi dhe reformat e lidhura me investimet janë faktorë kryesorë, që sollën këtë rënie. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri