LAJMI I FUNDIT:

Incident mbi qiellin e Austrisë, burri refuzon të del nga tualeti – piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente në Grac

Incident mbi qiellin e Austrisë, burri refuzon të del nga tualeti – piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente në Grac

Një aeroplan me 134 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit në linjën Cyrih-Larnak, është detyruar të bëjë një ulje të paplanifikuar në Grac të Austrisë, pasi që një pasagjer ishte mbyllur në tualet – duke refuzuar të dalë jashtë.

Pak pasi fluturakja ishte ngritur në ajër, shtetasi rus kishte shkuar në tualet duke refuzuar të dalë jashtë – kështu piloti për arsye sigurie vendosi të zbret në aeroportin e Gracit, ka bërë të ditur policia kufitare – duke shtuar se pasagjeri ka bashkëpunuar dhe është larguar nga tualet pas zbritjes së paplanifikuar, transmeton Telegrafi.

Me kërkesë të pilotit, pasagjerët janë nxjerr nga fluturakja, dhe më pas është kontrolluar në detaje aeroplani dhe në fund është nxjerrë pasagjeri që refuzonte të dilte nga tualeti.


Megjithatë akoma ekziston një enigmë se çfarë e kishte detyruar burrin të qëndrojë në tualet kaq gjatë, pasi që gjatë kontrollit në valixhet e tij nuk kanë gjetur asnjë mjet të rrezikshëm e as që kanë vërejtur ndonjë dëm materiale në tualet.

I pyetur nga policia se pse ishte barrikaduar në tualetin e aeroplanit, pasagjeri është mbrojtur në heshtje. Agjencia DPA shkruan se aeroplani më pas kishte vazhduar udhëtimin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kalo në kategori