LAJMI I FUNDIT:

Imunoterapia alergjen specifike te astma dhe kundërthëniet në lidhje me të

Imunoterapia alergjen specifike te astma dhe kundërthëniet në lidhje me të

Imunoterapinë alergjen specifike (ITAS) për astmën, që nga fillimi i zbatimit (më 1911) e deri në ditët tona e kanë përcjellë kundërthënie të shumta, herë më të vogla e herë shumë të theksuara. Qëndrimet kontraverze kanë shënuar shtrirje që nga pranimi me maturi e deri në mospërfillje, madje braktisje të plotë të kësaj procedure mjekimi.

Prof. Dr. Halil Ahmetaj
Kjo bie lehtë në sy sapo të hapim monografitë e shumta për astmën bronkiale, artikujt revyal dhe ata shkencor që i dedikohen trajtimit të astmës në përgjithësi ose imunoterapisë specifike në veçanti. Në disa tekste ndodh të mos përmendet as si mundësi mjekimi, ose i jepet hapësirë tepër e vogël. Nga ana tjetër nuk mungojnë as të dhënat të cilat e mbivlerësojnë ITAS. Mirëpo, duhet thënë gjithashtu se ka të dhëna të tjera, nëpërmjet të cilave shprehen qëndrime të matura e realiste për imunoterapinë alergjen specifike.
Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet ku ITAS i kushtohet më pak vëmendje. Ndodh kështu në MB, nga njëra anë, për shkak të frikës nga reaksionet e padëshiruara dhe nga ana tjetër për arsye se mjekët atje nuk janë shumë të bindur për efikasitetin e ITAS.
Ekspozimi ndaj alergjenëve të mjedisit është analizuar në disa studime gjatë disa dekadave të shkuara. Duket se niveli i ekspozimit ndaj alergjenëve, siç janë akarienet dhe zbokthi shtazorë, te disa persona ndikon në prodhimin e kundërtrupave IgE kundër këtyre alergjenëve.
Ekspozimi ndaj alergjenëve të mjedisit është analizuar në disa studime gjatë disa dekadave të shkuara. Duket se niveli i ekspozimit ndaj alergjenëve, siç janë akarienet dhe zbokthi shtazorë, te disa persona ndikon në prodhimin e kundërtrupave IgE kundër këtyre alergjenëve.
– Megjithatë, kohëve të fundit ka të dhëna që flasin se ekspozimi ndaj akarieneve në fazën e hershme të jetës nuk ka të ngjarë të jetë faktor i rëndësishëm rreziku për shpërthimin e sulmit astmatik
Në disa studime prospektive nuk është konstatuar shoqërim në mes të ekspozimit në nivel të rritur ndaj akarieneve herët gjatë jetës dhe fenotipeve të ndryshme të astmës te fëmijët. Për më shumë, studimet ndërhyrëse kanë dështuar në përpjekjen për të gjetur të dhëna bindëse për zvogëlimin e rrezikut nga astma në mesin e fëmijëve 1 deri 8 vjeç pas implementimit të strategjisë së shmangies së kontaktit me alergjenë.
Sipas disa burimeve kanë gjetur se kontakti me kafshë shtëpiake që në vitet e para të jetës aktualisht e zvogëlon rrezikun nga astma, ndonëse, të tjerë autorë në studimet e tyre këtë nuk kanë mundur ta vërtetojnë.
Ekspozimi ndaj alergjenëve në mjediset e brendshme, megjithatë, kontribuon në perzistencën e simptomave te fëmijët me astmë alergjike.
Mënyrat e aplikimit të ITAS
Injektimi nën lëkurë
alergjeni standard depo
alergjeni standard ujor
alergjeni i modifikuar
zbatimi parastinor
aplikimi në periudhë të shkurtër
Administrimi nën gjuhë
Inhalimi i alergjenit
Pyetjet që duan përgjigje
Përse shumë mënyra të zbatimit të ITAS?
Kohëzgjatja optimale e ITAS?
Si të përzgjidhet mënyra e ITAS
Cilat janë përparësitë e ITAS në krahasim me farmakoterapinë e astmës?
Vlerësimi subjektiv i pacientëve për efikasitetin klinik të ITAS
shkëlqyeshëm 29% e pacientëve,
i mirë 51%, dhe
i dobët ose i pamjaftueshëm 20%.
ITAS e lehtëson fazën e hershme dhe të vonshme të reaksionit në rrugët imta të frymëmarrjes te pacientet alergjik ndaj polenit të mështeknës.
Përse kërkohet kujdes?
Megjithatë mbeten për shpjegim disa pyetje:
a mund ta parashohim përgjigjen afatgjatë?
Sa zgjatë efekti i ITAS?
A varet efekti i ITAS nga doza e alergjenit?
ITAS nënlëkurore është shfrytëzuar për të trajtuar sëmundjet alergjike, mirëpo ka të dhëna në rritje të cilat flasin se te pacientet të zgjedhur me kujdes te të cilët është indikuar kjo mënyë e mjekimit, ITAS mund të ketë efekt parandalues, qoftë në zhvillimin e astmës te pacientet me rinit alergjik, qoftë në reaksionet tjera hipersensitive të ndërmjetësuara me IgE.
Përmasat e përfitimit nga ITAS mund të krahasohen me steroidet inhalatore sepse ITAS mund t’i reduktojë simptomat e astmës dhe shfrytëzimin e medikamenteve për të.
Përse kërkohet kujdes
Ende nuk ka studime të kontrollit të qartë të cilat do të bënin krahasimin në mes të farmakoterapisë konvencionale të astmës dhe ITAS.
Nuk është përcaktuar në mënyrë optimale përgatitja e materialit për IT, frekuenca e dozave dhe kohëzgjatja e terapisë; raporti rrezik-përfitim në krahasim me farmakoterapinë duhet marrë në konsiderim me kujdes.
Gjithsesi ka nevojë për studime të tjera krahasuese
Nëse IT nuk rezulton me përmirësim të rëndësishëm të gjendjes brenda 12 deri 24 muajve, duhet ndërprerë. Nëse përmirësimi ndodh, këshillohet vazhdimi i terapisë për së paku 3 vjet, mirëpo nuk dihet kohëzgjatjaoptimale.

Përkundër kriticizmave, imunoterapia specifike (ITAS) tashmë është e njohur dhe e pranueshme zyrtarisht si një qasje efikase për trajtimin e alergjive respiratore, për tu shfrytëzuar në kombinim me terapinë medikamentoze.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori