Derisa mungesa e parave kesh në Kosovë është evidente dhe rritja ekonomike shumë e vogël, në nivelin e 3 për qind, importet vazhdojnë të rriten me ritme të frikshme. Deficiti tregtar për muajin maj është 142 milionë euro. Ekspertët thonë se një pjesë të madhe e importeve financohet nga ekonomia e zezë që është në nivelin e 1.2 miliard eurove.
Të dhënat nga tregtia e jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar për muajin maj 2008 prej 142.0 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 114.3 milionë euro të muajit maj të vitit 2007. Eksportet e Kosovës në drejtim në shteteve tjera në muajin maj ishin në vlerën prej 26.0 milionë eurove, ndërsa importet në shumën prej 168.0 milionë euro.
“Është një rritje prej 65,5% e eksporteve dhe 29,2% për importet, krahasuar me majin e vitit të kaluar”, thuhet në publikimin e Entit Statistikor të Kosovës.
Safet Gërxhaliu, sekretar për Marrëdhënie me Jashtë në Odën Ekonomike të Kosovës tha se kjo rritje e deficitit tregtar tregon pikë së pari për mungesën e konsumit të prodhimeve vendore.
“Tranzicioni në çdo shtet paraqet një periudhë kohore ku ka kanale të ndryshme informale të ardhurave. Në Kosovë Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë vlerësuar se ekonomia informale është në nivelin e 1.2 miliard eurove. Kjo është shifër e verifikuar. Mendojeni se sa do te jetë shifra e parave që nuk dihet nga vinë dhe nuk ka asnjë statistikë për to”, tha Gërxhaliu.
Ai mendon se përkeqësimi i bilancit tregtar dhe rritja e importeve është një vërejtje për qeverinë aktuale, se duhet të ndërmarrë diçka në këtë drejtim me qëllim mbrojtjen e prodhimeve vendore, përkrahjen e komunitetit të biznesit në nivelin që e mbështesin shtetet e rajonit etj.
Sipas të dhënave të Entit të Statistikave të Kosovës, (70,1%) të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (11,3%) produktet minerale, (4,4%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (3,4%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (2,5%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (2,2%) lëkurë dhe artikuj prej tyre etj.
Ndërsa për sa i përket importeve (20,3%) të tyre e përbëjnë produktet minerale, (13,7%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (10,5%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (10,4%) metale bazë dhe artikuj prej tyre, (6,9%) produkte të industrisë kimike, (6,4%) produktet bimore, (5,9%) mjetet e transporti etj.
Ndërsa vendet ku më së shumti kemi eksportuar në vendin e parë është Italia (21,8%), Belgjika (18,1%), Maqedonia (10,7%), Greqia (7,6%), Zvicra (7,4%), Shqipëria (5,7%) etj.
Ndërkohë vendet ku më së shumti kemi importuar mallra janë Maqedonia (22,6%),
Serbia (9,4%), Gjermania (9,2%), Turqia (8,0%), Kina (5,3%), Italia (4,0%) etj.
Në total Bashkimi Evropian me (36,3%) bënë pjesë në importet e vendit tonë, kurse në eksport merr pjesë me (57,5%). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet
Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Jetoni në det, jetoni në luks, jetoni në "Holiday In 2"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh