LAJMI I FUNDIT:

ILO: Rritja e pagave në mbarë botën do të ngadalësohet

ILO: Rritja e pagave në mbarë botën do të ngadalësohet

Si pasojë e krizës financiare globale, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), parashikon, se gjatë vitit 2009 përqindja e rritjes së pagave reale në mbarë botën do të ngadalësohet më tej.

Madje në vendet e industrializuara paga reale mund të pakësohet.

Në këtë raport thuhet se, edhe pse ekonomia botërore do të vazhdojë një rritje të vogël në vitin 2009, përqindja e shtimit të pagës reale mund të arrijë vetëm 1.1%, shifër kjo 0.6% më e ulët se gjatë këtij viti.