I arratisuri nga burgu Faton Hajrizi, i cili dyshohet se të enjten vrau një polic në Serbi dhe plagosi një tjetër, që nga janari i vitit 2000 me një ndërprerje prej katër muajsh deri në vitin 2006, ku më pas ra në burg sërish në janar të vitit 2006 dhe u dënua me 25 vite për grabitje dhe vrasje në tentativë vite më parë kishte dhënë një intervistë për Telegrafin duke rrëfyer gjithë historinë e tij si 14 vjeçar si dhe arsyet e ikjeve të njëpasnjëshme të tij.
Hajrizi ishte 14 vjeç kur bëri një krim në vitin 2000, pasojat e të cilit i vuan edhe sot. Ai sot është 39 vjeçar dhe vjen nga komuna e Skenderajt, nga një fshat i vogël i Klinës së Ultë.
Ai për Telegrafin kishte folur se si kishte rënë në burg si i mitur dhe se si e trajtonin në Burgun e Sigurisë së Lartë.
“Në fillim kam rënë për vrasje, vepër për të cilën nuk pendohem, pavarësisht që ka qenë pjesë e kontingjentit të ndërkombëtarëve, të NATO-s. Jam në burg që nga janari i vitit 2000 – me një ndërprerje prej katër muajsh – deri në vitin 2006. Mandej kam rënë në janar të vitit 2006 dhe jam dënuar me 25 vite për grabitje dhe vrasje në tentativë”, thoshte ai.

Si 14 vjeçar nuk e kreu shkollën e mesme, si të gjithë bashkëmoshatarët e tij në liri, por në Burgun e Dubravës (2002-2005).
“Shkolla ndikon në sjelljen e të burgosurit dhe në aftësinë psikike të tij”, thoshte Hajrizi .
“Si 14-vjeçar kam shkuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në vitin 1999. Në disa punë nuk kam hyrë me vullnetin tim. Por, disa gjëra më janë imponuar çdo herë”.
Hajrizi i njohur për arratisje, thoshte se këto i kishte bërë për shkak të, siç thoshte, “maltretimeve të UNMIK-ut, prej padrejtësive”.
“Kam ikur në vitin 2000 nga burgu, sepse jam mbajtur nga 10 ditë me brekë të letrës, i zhveshur në qeli, si 15-vjeçar. Ka ndodhur që kanë hyrë natën policët e UNMIK-ut e më kanë rrahur. Rasti im ka qenë edhe pak rast politik. Ata mendonin që më ka shti dikush ta bëj atë vepër, por mua s’më ka shti askush. E kam bërë nga urrejtja kur e kam dëgjuar duke folur serbisht. Kam menduar që rusët mund të jenë njëjtë si serbët, gjë të cilën edhe sot e mendoj”, tregonte vite më parë historinë e tij Hajrizi.
Hajrizi tregonte se si me dokumente figuronte në Burgun e Lipjanit, e në të vërtetë siç thoshte ai “më mbanin me të mëdhenjtë në Burgun e Dubravës”.
“Ka ardhur një delegacion nga Suedia në vitin 2004, në Burg të Dubravës. Ata kishin menduar që unë jam në Burgun e Lipjanit ndaj kishin shkuar të më kërkonin. Mirëpo, atje i kishin thënë se këtu nuk është dhe se kurrë s’ka qenë. Unë me dokumente pesë vite e gjysmë jam mbajtur në Burg të Lipjanit. Ndërsa, e vërteta është se kam qëndruar në Burgun e Dubravës, me të mëdhenj. Ky është problemi im si Faton Hajrizi, që më ka vonuar në përmirësimin tim si njeri. Jam mbajtur tërë kohën me kriminelë që kanë dhunuar e që kanë vrarë, që kanë shitur lëndë narkotike. Non-stop, si 15-16-17-vjeçar unë kam qëndruar me ta”, thoshte Hajrizi i cili rrjedh nga një familje e shkolluar dhe patriotësh.

MË DËNUAN ME 25 VITE, SEPSE S’E KORRUPTOVA ASKËND!
Ai tregoi gjithashtu se në pyetje e kishin marrë pa praninë e prindit apo të kujdestarit, gjë për të cilën nuk kishte qenë i informuar në atë kohë.
“Vendimi i lëshimit në vitin 2005, është shkruar nga gjyqtarja e lirimit, austriake, ku thuhej që unë për t’iu kthyer jetës normale si një qytetar i lirë, do të duhej të punoja. Kjo ishte referencë për Komunën time. Edhe pse kam trokitur në dyert e Komunës, asnjëherë nuk e kam pasur një vend pune. Kam qenë fizikisht e psikikisht i gatshëm për një gjë të tillë, por më kanë neglizhuar duke më thënë se i kanë disa njerëz të tyre për t’i punësuar dhe se nuk ishte momenti im”, tregonte ai në vitin 2015 në një intervistë për Telegrafin.
Hajrizi thoshte se në atë kohë, si i ri 21-vjeçar, meqë punë nuk gjente, është marrë me punë të paligjshme për të siguruar para.
Në vitin 2006 ai sërish bie në burg për vrasje në tentativë dhe grabitje. U dënua me 25 vjet burg.
“Kam ikur nga burgjet disa herë, si rezultat i këtij dënimi. Nuk pajtohem me drejtësinë e Kosovës. Kam parë një njeri i cili kishte bërë vepër penale për hakmarrje: dy veta i ka vrarë e është dënuar me 15 vite, e unë 25 për plagosje. Të plagosurit kanë qenë policë dhe ata jetojnë, ndërsa unë po vuaj 25 vite për plagosje dhe grabitje. Kanë ndodhur raste të tilla, po janë dënuar me shtatë vjet burg. Por, unë s’kam shikuar ta korruptoj askënd. Ndërsa, s’kam besuar që një gjyqtar me pesë anëtarë të jurisë mund të korruptohen me 200-300 mijë euro. Kam ditur që korruptohen peshqit e vegjël, por jo ata të mëdhenjtë. Kjo është një çështje që unë nuk pajtohem dhe kam ikur nga burgjet mbi tetë herë”, shton ai. “Nëse një gjyqtar suspendohet për korrupsion dhe ka fakte, krejt ato lëndë që ai gjyqtar i ka trajtuar duhet të kthehen. E, një gjë e tillë tek unë nuk është aplikuar”!
Atë e kishte vizituar në burg ish-kryeadministratori i Kosovës, Bernard Kouchner.
“Më tha kriminel i vogël, e në atë moment e kam sulmuar me ujë të valë. Nuk e kam dert, se frikën ia kam vetëm Zotit”, thoshte ai. “Tash po lexoj libra fetarë, për t’ju afruar sa më shumë Zotit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës