LAJMI I FUNDIT:

Iggy Azalea ka bërë operacion plastik

Iggy Azalea ka bërë operacion plastik

Reperja australiane Iggy Azalea ka pranuar se ka bërë operacion plastik para katër muajve.

Në një intervistë për revistën “Vogue”, 24-vjeçarja ka thënë se ka kryer ndërhyrje kirurgjike në gjoks sepse ka dashur të ndryshojë diçka në trupin e saj.

“Kam ndryshuar diçka: Katër muaj më parë, unë kam rritur gjoksin. Para se ta merrja këtë vendim kam menduar gjatë”, ka thënë Azalea.

Fillimisht kishte menduar që këtë gjë ta mbante private sepse kishte frikë se fanset e reja do të ndiheshin keq për trupin e tyre. /Telegrafi/