LAJMI I FUNDIT:

IEA e zvogëloi parashikimin për rritjen e kërkesës globale të naftës

IEA e zvogëloi parashikimin për rritjen e kërkesës globale të naftës

Agjencia ndërkombëtare për energjetikë (IEA) e zvogëloi parashikimin e rritjes së kërkesës së naftës në botë, si pasojë e numrit gjithnjë e më të madh të të dhënave që tregojnë se ekonomia globale është në gjendje shumë më të keqe sesa që është parashikuar më parë.

IEA kumtoi se pritet që në vitin 2009 kërkesa e naftës të rritet për 350.000 barelë në ditë, që është për 340.000 barelë në ditë më pak nga parashikimi paraprak i agjencisë para një muaji.

Zvogëlimi i parashikimit për rritjen e kërkesës së "arit të zi" pason pasi që Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) më 6 nëntor kumtoi se ekonomia globale për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore është në rrugë të shënojë rënie të aktiviteteve ekonomike në nivel vjetor.

IEA, gjithashtu e zvogëloi edhe parashikimin për rritje të kërkesës së naftës në vitin 2008 për 320.000 barelë në ditë, në vetëm 120.000 barelë, që është niveli më i vogël ditor nga viti 1985.


Sipas vlerësimeve më të reja, pritet që kërkesa e naftës në botë në vitin 2008 të arrijë mesatarisht 86,2 milionë barelë në ditë, ndërsa vitin e ardhshëm 86,5 milionë barelë. /mia/