Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ka promovuar bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, tani ka filluar me promovimin e diçkaje më ambicioze – bashkimin kombëtar.
Por këto ide të presidentit të Kosovës, nuk po i vlerëson seriozisht partia opozitare Vetëvendosje, e cila në programin e saj politik tash e sa vite ka bashkimin kombëtar.
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi në një deklaratë të dhënë për Telegrafin konsideroi se ideja e presidentit Thaçi për bashkimin me Shqipërinë është vetëm për konsum dhe balancim ndaj të këqijave që i ka bërë Kosovës.
“Presidenti Thaçi nuk e ka sinqerisht, as seriozisht dhe as nuk ka plan për bashkimin kombëtar me Shqipërinë. Ai ka plane tjera, ai ka harxhuar kohë të gjatë duke biseduar me Vuçiqin në Bruksel. Prandaj nuk mund të i realizoj planet e veta, sepse është duke pasur i planet e tjerëve”, deklaroi ai.
Kurse, njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu për Telegrafin tha se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është një proces kompleks.
“Është çështje e një individi, dhe as një ide e një grupacioni qoftë politik apo shoqëror, është çështje shumë komplekse e një procesi i cili duhet të ketë bazën në një vullnet të plotë dhe të sigurt të më së paku të dy subjekteve politike eventuale, subjekte shtetërorë të cilat dëshirojnë të bashkohen, ne nuk kemi pasur asnjë gatishmëri dhe asnjë deklarim publik ana tjetër nga Shqipëria”, u shpreh ai.
“]
Baraliu theksoi se deri tani nuk ka pasur ndonjë gatishmëri institucionale për bashkimin kombëtar.
“Përveç një subjekti politik që e ka në program me vite të tëra çështjen e bashkimit kombëtar, subjektet tjera nuk kanë ndonjë program, madje as ish-partia e presidentit PDK, nuk e ka pasur bashkimin kombëtar. Ndonëse në synimin e UÇK-së ka qenë lufta që është bërë, që e ka pas synim bashkimin e trojeve shqiptare. Kemi një mendim nga një individ i caktuar që herë flet për diçka dhe herë për diçka tjetër, nuk është diçka që mund të artikulohet në këtë kohë dhe në këtë mënyrë. Prandaj është çështje ideje, është mirë po të ishte synim i sigurt dhe i qartë dhe autentik”.
Baraliu konsideron se bashkimi me Shqipërinë mund të bëhet në forma tjera.
“Bashkimi mund të bëhet edhe në forma tjera, ne kemi probleme serioze të ndryshme tregtare, interesat të grupeve të ndryshme të bizneseve që përkrahen nga politika andej dhe këndej kufiri për të pasur probleme në qarkullimin e mallrave, në qarkullimin e lirë të mallrave dhe të ideve të bashkëpunimit dhe fuqizimit ekonomik. Madje edhe në fuqi të vendimeve, që herë pas here në mënyrë sipërfaqësore i reklamojnë dy qeveritë duke mbajtur edhe mbledhje të ashtuquajtura të përbashkëta, thjesht janë më shumë folklorike se sa që janë esenciale”.
Ndërkohë, presidenti Thaçi mbrëmë në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjin ka folur për mundësinë e bashkimit me Shqipërinë duke thënë se kjo mund të bëhet duke nxjerrur Kuvendi i Kosovës dhe i Shqipërisë, ligjin për referendum.
“Këtë mund ta bëjmë çoftë përmes rezolutave në kuvendet e dy vendeve tona, apo përmes referendumeve në Kosovë dhe Shqipëri, gjithmonë duke përfshirë edhe Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin”, ka deklaruar presidenti Thaçi.
Thaçi ka shtuar më tej se nëse BE nuk i do dy shtetet shqiptare me dy flamuj në gjirin e saj, atëherë le ta pranojë vetëm një flamur./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës