LAJMI I FUNDIT:

I shpërthen cigarja në gojë, humb 6 dhëmbë

I shpërthen cigarja në gojë, humb 6 dhëmbë

Një burrë në Indonezi është plagosur në gojë nga shpërthimi i cigares, shkaku i të cilit nuk dihet dhe si pasojë e këtij shpërthimi ka humbur 6 dhëmbë.

Duke ecur me motoçikletë në afërsi të Xhakartës, punonjësi i sigurisë Andi Susanto është plagosur në gojë nga shpërthimi i papritur i cigares së ndezur duke dëmtuar njëherazi edhe kaskën.

Drejtuesi i kompanisë së cigareve ka kërkuar falje ndaj Andi Susantos të cilit i është bërë një ndërhyrje kirurgjikale dhe i janë hequr dhëmbët e dëmtuar.

Gjithashtu kompania ka marrë përsipër pagesën e të gjitha shpenzimeve të spitalit. Andi Susanto ka pranuar propozimin e kompanisë dhe theksoi se nuk do të ngrinte padi ndaj saj.


Policia e cila ka analizuar përbërjen e cigares ka hapur një proces rreth ngjarjes. Pas kësaj ngjarjeje bëhet e ditur se Andi Susanto ka vendosur ta lërë cigaren. /start/