LAJMI I FUNDIT:

I paftuar fle në shtëpinë e huaj

I paftuar fle në shtëpinë e huaj

Një banor i Kandernit, një qyteze gjermane, të enjten është befasuar shumë kur brenda shtëpisë së tij kishte parë një mashkull që flinte në shtratin e tij.

Ai e ka thirrur menjëherë policinë, e cila e ka marrë me vete personin e paftuar.

Pos që bëhet e ditur se personi në fjalë kishte zbathur këpucët dhe çorapët, para se të shtrihej në shtrat për të fjetur, dhe se brenda kishte depërtuar me anë të shkallëve, nuk jepen detaje të tjera pse ai kishte hyrë në këtë shtëpi. /Telegrafi/