LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj viziton bizneset në Pejë: Sektorin privat do ta mbështesim me 1 miliard euro

Hoxhaj viziton bizneset në Pejë: Sektorin privat do ta mbështesim me 1 miliard euro

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka qëndruar sot në Pejë, ku ka prezantuar planin e Rimëkëmbjes.

Hoxhaj ka vizituar fabrikën për prodhimin e ëmbëlsirave “Sedefi”, fabrikën e tekstilit “Artatex”, si dhe bizneset në Çarshinë e Gjatë, nga ku tha se Qeveria e udhëhequr nga ai do të krijojë lehtësira për bizneset private në vend.

Ai ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës i sheh bizneset si partnerë dhe në planin e Rimëkëmbjes parashihet se sektori privat do të mbështetet me fond prej 1 miliard eurosh, ku 500 milionë euro janë të dedikuara për bizneset.


Po ashtu, Hoxhaj ka thënë se gjatë mandatit si kryeministër do të rritet edhe paga minimale nga 170 në 300 euro.

“Sot kam qenë në komunën e Pejës, ku vizitova industrinë e tekstilit dhe industrinë ushqimore dhe kjo flet që në Kosovë do të duhej të mbështetej shumë prodhimi i brendshëm, sa për treg të brendshëm, po aq edhe për treg të jashtëm. Ne do të ofrojmë lehtësira fiskale dhe mbështetje konkrete përmes granteve, meqë një pjesë e ndërmarrjeve janë goditur për shkak të pandemisë dhe sektori privat do të jetë njëri prej prioriteteve kryesore të Qeverisë që do ta udhëheq unë pas 15 shkurtit”, ka thënë ai.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Ekonomi
Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Ekonomi
Sa janë investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri – GAP paraqet të dhënat

Sa janë investimet e shtetasve të Kosovës në Shqipëri – GAP paraqet të dhënat

Ekonomi
Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Kalo në kategori