Planifikimi buxhetor për realizimin e Kontratës Kolektive të Arsimit, Projektligji për punëtorët e arsimit shqip të Kosovës për vitet e 90-ta, kundërshtimi i SBASHK-ut ndaj rritjes së propozuar të pagave për vetëm 4 %, përfillja e propozimit të argumentuar të SBASHK-ut lidhur me Ligjin e pagave janë disa nga çështjet për cilat delegacioni i SBASHK-ut i ka kërkuar angazhimin dhe mbështetjen e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj i shoqëruar nga këshilltari për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri janë takuar sot me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj , të cilit i kanë prezantuar kërkesat e punëtorëve të arsimit duke kërkuar angazhimin e tij për zgjidhjen e këtyre çështjeve.
Delegacioni i SBASHK-ut ka informuar zëvendëskryeministrin Hoxhaj për angazhimet që janë bërë lidhur me Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës dhe për gatishmërinë e MASHT dhe ministrit Shyqyri Bytyqi që ky projektligj të shkojë në pjesën e parë të dhjetorit të Qeveri për t’u proceduar në Parlament.
Ky delegacion i ka bërë apel zëvendëskryeministrit Hoxhaj që të angazhohet me qëllim që të gjendet mundësia që në Buxhetin e Kosovës për vitin 2018 të planifikohen mjete të duhura për implementimin e Kontratës Kolektive të Arsimit e që ka të bëjë me shpërblimin jubilar për vitet jubilare si dhe me tri pagat përcjellëse me rastin e pensionimit, çështje kjo e ngritur nga kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Ismajl Kurteshi.
Po ashtu SBASHK-u i ka kujtuar zëvendëskryeministrit Hoxhaj se mësimdhënësit kanë shprehur kundërshtim lidhur me paralajmërimin për ngritje të pagave vetëm 4 për qind nga janari i vitit 2018.
Ata kanë insistuar që kjo rritje të jetë më e madhe duke sjellë argumente konkrete që mbështesin insistimin e tyre.
Delegacioni i SBASHK-ut ka kujtuar zëvendëskryeministrin Hoxhaj edhe lidhur me reagimin me kohë të SBASHK-ut përkitazi me Projektligjin e pagave, i cili në versionin e parë i kishte radhitur në pozitë degraduese punëtorët e arsimit.
Ata i kanë dorëzuar Hoxhaj propozimin e tyre të bazuar në argumente dhe fakte dhe kanë kërkuar që Qeveria para se ta nisë për në Parlament këtë Projektligj të takohet me përfaqësues të SBASHK-ut në mënyrë që ata të shohin nga afër se është përfillur propozimi i tyre i argumentuar.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka lavdëruar angazhimet e SBASHK-ut për realizimin e kërkesave të anëtarësisë së Kosovës dhe përpjekjet e vazhdueshme për të shtuar cilësinë në arsim.
Ai ka shprehur gatishmërinë për angazhime me qëllim që përmes institucioneve të Republikës së Kosovës të krijohen mundësi për realizimin e këtyre kërkesave te arsyeshme të punëtorëve të arsimit në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë