Ende pa nisur zyrtarisht fushata për zgjedhjet për institucionet e BE-së, politikanët në Evropë kanë nisur aktivitetet e tyre.
Veçmas politikanët që vijnë nga partitë e mëdha gjermane CDU dhe CSU janë në vlugun e aktiviteteve për të marrë votat. Madje në Gjermani ata po kërkojnë edhe votat e shqiptarëve që jetojnë në këtë vend.
Njëri prej tyre është politikani me mjaft ndikim që shërben në Parlamentin Evropian që nga viti 1994 nga radhët e CSU, Markus Ferber dhe kolegu tjetër nga kjo parti, Mathias Fink.
Të dy ata u shfaqën në restorantet e një shqiptari nga Kosova, ndërmarrësi Ilir Seferi nga Augsburg të Bayernit. E veçanta e kësaj ngjarje ishte pjesëmarrja e Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj i cili së bashku me miqtë e tij gatuajnë në një kuzhinë për mysafirët e pranishëm në restorant.
Politikanët nga Gjermania dhe Kosova duken në humor të mirë në këtë video.
Vetë Hoxhaj për mediat ka thënë se qëllimi “ i pjesëmarrjes së tij ishte për të mbështetur miqtë në garën për Parlamentin Evropian të cilët do ta përkrahin Kosovën në të ardhmen për marrjen e vizave apo agjendën evropiane. Edhe menu e ushqimit ishte një kombinim kosovaro-gjerman ashtu sikurse ishin edhe pjesëmarrësit në përkrahje të kandidatëve për deputetë”.
“Një Evropë e fortë është me rëndësi edhe për Kosovën dhe kjo mund të arrihet me sa më shumë deputetë nga partitë tradicionale evropiane që janë mbështetëse të shqiptarëve dhe Kosovës” ka thënë Hoxhaj.
Eurodeputeti Markus Ferber në vitin e kaluar në votimet për vizat për Kosovën në Parlamentin Evropian kishte votuar kundër kurse në votimin e para dy ditëve të sërishëm në Parlament vota e tij ishte për. Ai është i treti në listën e CSU për PE ku bartës është politikani i njohur Manfred Webber, aktualisht udhëheqës i grupit të partive popullore (EPP) dhe me shumë mundësi për të qenë një nga Komisionerët e ardhshëm të BE-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Policia sekuestron 66 pula dhe kafshë në Poduejvë – dyshohet se ishin kontrabanduar nga Serbia

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Zhduket një vajzë në Prishtinë që pesë ditë – policia nis hetimet

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker