LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Kurti për 50 ditë e futi Kosovën në qorrsokak

Hoxhaj: Kurti për 50 ditë e futi Kosovën në qorrsokak

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur për opozitarizmin e kësaj partie dhe qeverisjen e gjatë 12 vjeçare.

Ai ka folur për idenë që po qarkullon që një kohë të gjatë për hyrjen e PDK-së në qeveri. “Sikur edhe pas zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar, edhe sot e kemi qëndrimin e njëjtë se ne do të mbesim në opozitë”, ka thënë Hoxhaj.

Duke folur për reflektimin e PDK-së në opozitë, Hoxhaj ka thënë se ata janë në proces të profilizimit dhe të reflektimit të brendshëm.


“Kemi nxjerr një bilanc të qeverisjes sonë për 12 vjet dhe çfarë ndodhi në rrudhjen tonë, edhe pse rënia nuk ishte e madhe dhe dallimi me të tjerët është iI vogël në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka thënë Hoxhaj, në RTK.

Hoxhaj më tej ka folur për zgjedhjet e ardhshme, të mundshme. “Tash duhet t’i shohim kërkesat e qytetarëve, sepse në çdo zgjedhje qytetarët kanë kërkesa dhe atyre nuk iu bën përshtypje se kush i ka fituar zgjedhjet paraprakisht”.

Ai tutje tha se në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të 6 tetorit, PDK-ja ishte sulmuar nga të gjitha subjektet politike.

“Ne si PDK, këtë kohë jemi duke e përdorur për të dalë me iniciativa të reja, por për shkak të pandemisë ne e kishim të pamundur t’i shfaqnim idetë tona për arsim, shëndetësi, ambient. Nuk kishim mundësi që këto ide t’i diskutojmë me anëtarësinë tonë”, ka thënë tutje Hoxhaj.

I pyetur për vlerësimin e ish Qeverisë Kurti dhe tash Qeverisë Hoti, Hoxhaj për qeverinë e parë tha se ishte qeveri pa program dhe që e dëmtoi Kosovën në raport me miqtë dhe aleatët ndërkombëtarë.

“Ishte një qeveri pa program, e dërgoi vendin në qorrsokak dhe për herë të parë i prishi raportet me SHBA-në dhe BE-në. Sjellja e zotit Kurtit ishte kulmi në raport me sjelljen e dëmshme ndaj partnerëve. Nëse partnerët kanë qenë për rrëzimin e qeverisë, ne e kemi kryer punën e opozitës. Ndërsa sa i përket Qeverisë Hoti, atëherë mund të them se është qeveri e lodhtë”, ka thënë Hoxhaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Kronika e Zezë
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Arrestimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Islami: Goditje e fortë ndaj tentativave për infiltrim!

Lajme
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Kalo në kategori