LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj krahason vizitën e Vuçiqit në Ujman me të Millosheviqit në Gazimestan

Hoxhaj krahason vizitën e Vuçiqit në Ujman me të Millosheviqit në Gazimestan

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se vizita e presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Liqenin e Ujmanit (Gazivodës), sipas tij, është e njëjtë me vizitën që kishte bërë më 1989, presidenti i atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq në Gazimestan.

Përmes një postimi në Twitter, Hoxhaj ka thënë se pamjet nga vizita e sotme e Vuçiqit në Ujman janë “imazhe të turpit dhe shovinizmit”.

“Kam qenë kundër vizitës së tij në Gazivodë dhe ende vazhdoj ta kundërshtoj këtë gjë”, ka shkruar Hoxhaj.


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka nisur sot vizitën e tij dyditore në Kosovë. Ai vizitoi sot Liqenin e Ujmanit.

Vizita e Vuçiqit ishte vënë në pikëpyetje për faktin se autoritetet e Kosovës, fillimisht i kishin lejuar atij vizitën në pjesën veriore, por jo edhe realizimin e agjendës për vizitë te Liqeni i Ujmanit (Gazivodës).

Mirëpo, siç kanë deklaruar zyrtarët në Qeverinë e Kosovës, vizita te Liqeni i Ujmanit ishte lejuar pas trysnisë së Bashkimit Evropian, ngase të premten, Vuçiq në shenjë proteste, kishte refuzuar ta takonte presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori