Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, njëherësh kandidat për kryeministër, sot ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes në Dragash.
Para qytetarëve të Dragashit, Hoxhaj ka thënë se prioritet i PDK-së është zhvillimi i ekonomisë, shëndetësisë, arsimit, shtetit ligjor dhe politikës së jashtme.
“Këto 5 prioritete mund t’i përmbyllë vetëm Partia Demokratike e Kosovës dhe asnjë parti tjetër. Për këtë arsye ne në këto zgjedhje garojmë me program të qartë. Garojmë me vizion të qartë. Garojmë me prioritete të qarta dhe e dimë shumë mirë se çka do të bëjmë javën e parë, çka do të bëjmë javën e dytë, çka do të bëjmë 100 ditshin e parë, vitin e parë, të dytë, tretë dhe katërt”, ka thënë Hoxhaj.
Kreu i PDK-së ka ftuar qytetarët e Dragashit që ta mbështesin Partinë Demokratike të Kosovës në këto zgjedhje.
Hoxhaj ka thënë se qëllim kryesor i PDK-së është që Dragashin ta kthejnë në bosht kryesor të zhvillimit të turizmit dhe bujqësisë.
“Kjo komunë do të jetë zona e parë ekologjike e shpallur në Kosovë dhe ky do të jetë vendimi i parë që do ta marr unë si kryeministër i Kosovës. Nën dy, do ta kemi një zonë të përbashkët turistike me Shqipërinë. Nën tre, kam angazhuar një ekip të ekspertëve gjermanë, të cilët janë duke bërë një projekt, i cili do të sjellë investitorë edhe gjermanë, edhe austriakë, edhe zviceranë, edhe prej Emirateve, edhe prej Katarit, kudo që ka buxhet për ta shndërruar këtë pjesë të Kosovës në qendrën më të madhe të turizmit dimëror, veror dhe malor”, ka thënë ai.
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka thënë se tashmë ka biseduar edhe me përfaqësues të lartë të shteteve të Lindjes së Mesme dhe të shteteve të Bashkimit Evropian, që kanë treguar interesim për investime multimilionëshe në turizmin malor dhe dimëror.
Përveç projekteve konkrete për Dragashin, Hoxhaj ka pohuar se me PDK-në në qeveri do të ketë edhe rritje të pagave dhe pensioneve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi