LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Ndalesa e Haradinajt paraqet shkelje të të drejtave të njeriut

Hoxha: Ndalesa e Haradinajt paraqet shkelje të të drejtave të njeriut

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, gjatë fjalimit të saj në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se ndalesa e Ramush Haradinajt paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut nga shteti që kreu krimet më monstruoze në Kosovë, Serbia.

Ajo tha se Ministria e Drejtësisë ka kontaktuar menjëherë me zyrtarë për të vërtetuar gjendje faktike të rastit.


Sipas saj, MD në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe ambasadën e Kosovës në Francë menjëherë kanë dërguar protestën diplomatike për të kërkuar lirimi e Ramush Haradinaj.

“Pas kësaj, kemi filluar menjëherë shkresën e dytë përmes Policisë së Kosovës dhe Ambasadës së Kosovës ku u kërkua sërish lirimi i tij i pakushtëzuar”, tha ajo.

Hoxha gjithashtu tha se më datë 6 janar 2016, MD u bashkërendua me MD të Shqipërisë për rastin e Haradinajt.

“MD në bashkëpunim me MPJ, Ambasadën e Kosovës në Francë dhe Policisë së Kosovës, ka dërguar shkresën e tretë për lirimin dhe për të mos lejuar ekstradimin e tij në Serbi”, tha tutje Hoxha.

Ministrja Hoxha tha po ashtu se MD ka kërkuar më datë 16.12.2016 nga Interpoli heqjen e emrave, ku këtë kërkesë e ka bërë përmes UNMIK-ut.

“MD është transparente dhe do të mbaj këtë qëndrim për qytetarët e Republikës së Kosovës. Franca të hedh poshtë të gjitha akuzat që bëhen nga Serbia. Veprimet e Interpolit nuk duhet të shqyrtohen pa pëlqimin e Republikës së Kosovës. MD ka ndërmarrë dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për rastin e Haradinajt”, përfundoi Dhuarat Hoxha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori