LAJMI I FUNDIT:

Hoti uron qytetarët për Krishtlindjet Ortodokse

Hoti uron qytetarët për Krishtlindjet Ortodokse

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka uruar qytetarët e besimit ortdokos me rastin e Krishtlindjes Ortodokse.

Hoti ka thënë se në emër të Qeverisë shpreh urimet më të ngrohta dhe të përzemërta me rastin e kësaj feste, transmeton Telegrafi

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës të besimit ortodoks, i nderuar Peshkop Teodosije, të gjithë ju besimtarë që sonte kremtoni Krishtlindjen, ushtarë të KFOR-it, përfaqësues të misioneve diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare që veproni dhe jetoni në Kosovë, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, dua t’ju shpreh urimet më të ngrohta dhe të përzemërta me rastin e kësaj feste”, ka thënë Hoti.


Hoti ka thënë se “Festa e Krishtlindjes kthen ndjenjën e bashkimit, solidarizimit, mirëkuptimit dhe tolerancës ndër njerëzore. Prandaj në këtë ditë të mendojmë më shumë për ata që janë në vështirësi, t’iu shtrijmë dorën për t’iu dhënë shpresë e besim”.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, dua t’ju shpreh urimet më të përzemërta me dëshirën që në secilën familje dhe shtëpi të mbretëroj dashuria, harmonia dhe begatia.

Urojë që këtë festë ta kalojmë në paqe, shëndet, lumturi dhe respekt për njëri tjetrin”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori