LAJMI I FUNDIT:

Hoti takoi ambasadoren Barishiq: Kroacia është shembull i mirë që duhet ndjekur në procesin e integrimeve

Hoti takoi ambasadoren Barishiq: Kroacia është shembull i mirë që duhet ndjekur në procesin e integrimeve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, me të cilën ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve tona dhe aktualitetin politik.

Hoti e ka njoftuar ambasadoren Barishiq për zhvillimet politike në vend, prioritetet e Qeverisë, menaxhimin e situatës së krijuar si pasojë e pandemisë COVID – 19, rimëkëmbjen ekonomike, procesin e dialogut dhe situatën e përgjithshme në vend.

Me këtë rast, kryeministri e ka falënderuar ambasadoren Barishiq dhe Kroacinë për bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy vendeve mike, duke thënë se Kroacia është shembull i mirë që duhet ndjekur në procesin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike.


“Është në interesin e dy qeverive si vende mike, Kosovës dhe Kroacisë, vazhdimi dhe thellimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit reciprok”, tha kryeministri Hoti duke vlerësuar rolin e Kroacisë në kryesimin e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori