Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti në takim përfaqësuesit e Odës së Mjekëve të Kosovës, të kryesuar nga kryetari Pleurat Sejdiu, ndërsa tha se do ta vë në zbatim një strategji afatmesme për sistemin shëndetësor për tu përgatitur në rast të një vale të dytë të pandemisë.
Në këtë takim, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, Kryeministri Hoti falënderoi profesionistët shëndetësorë, të cilët që prej fillimit të pandemisë e deri në ditët e sotme ishin në krye të detyrës duke kryer me sukses misionin e tyre.
Kryeministri Hoti nga përfaqësuesit shëndetësorë është njoftuar rreth situatës së fundit me pandeminë COVID-19, për të cilën tha se Qeveria e Kosovës e ka prioritet të parë luftimin e saj dhe do të vazhdojë të mbajë të mobilizuar sistemin shëndetësor dhe infrastrukturën mbështetëse për të parandaluar përhapjen e virusit dhe trajtuar rastet e prekura.
Me këtë rast, Kryeministri Hoti ka theksuar se Qeveria do të vë në zbatim një strategji afatmesme për të përgatitur sistemin shëndetësor në rast të një vale të dytë të pandemisë, me qëllim që të ketë nën kontroll situatën me pandeminë.
Kjo qasje, sipas Kryeministrit Hoti, është e nevojshme pasi masat e izolimit dhe distancimit fizik nuk mund të vazhdojnë të mbesin armë e vetme në luftën kundër virusit.
“Për t’u rikthyer gradualisht në jetën tonë të zakonshme, duhet të krijohet një infrastrukturë mobile monitorimi dhe reagimi ndaj COVID-19 dhe ndoshta në të ardhmen, edhe ndaj epidemive të tjera”, tha Hoti.
Siç tha ai, kjo infrastrukturë do të përfshijë kapacitetet për të kryer numër më të madh testesh, si virologjike ashtu edhe serologjike, në popullatën e përgjithshme simptomatike dhe asimptomatike; krijimi i një strukture qendrore të mbikëqyrjes për analizën e të dhënave në kohë reale; forcimin e kapaciteteve regjionale të mbikëqyrjes epidemiologjike përmes qendrave të monitorimit periferik me shpërndarje në gjithë territorin, duke përfshirë zhvillimin e sistemeve “të inteligjencës epidemike” që zbulojnë herët çdo shenjë të shpërthimit të epidemive; forcimin e rrjetëzimit midis strukturave operative dhe profesionistëve; sigurimi i mandatit ligjor dhe ndërtimi i një strategjie të komunikimit publik së bashku me mediat për të shmangur dëmet nga alarmimi i ekzagjeruar apo nga nënvlerësimi i rrezikut.
Kryeministri Hoti vlerësoi se vetëm një qasje e tillë e menaxhimit të pandemisë ku fillimisht vendoset kontrolli e pastaj vendosen masat për identifikim të hershëm të rikthimit të virusit, mundëson kthimin në normalitet.
Ndërsa, përfaqësuesit e Odës së Mjekëve të Kosovës thënë se mbështetja e Qeverisë është e domosdoshme për përballimin me sukses të pandemisë COVID-19.
Po ashtu, ata shprehën gatishmërinë e tyre që me tërë kapacitetin profesional dhe njerëzor të punojnë për luftimin e kësaj pandemie, duke bërë thirrje që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë masat e nevojshme për ruajtjen e shëndetit, në veçanti duke i mbajtur maskat dhe duke e respektuar largësinë fizike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës