LAJMI I FUNDIT:

Hoti ftohet të raportojë të enjten në Kuvend për procesin e dialogut

Hoti ftohet të raportojë të enjten në Kuvend për procesin e dialogut
Foto: Arkiv

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka njoftuar se si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e së enjtes është paraparë raportimi i kryeministrit, Avdullah Hoti në lidhje me dialogun me Serbinë.

Me këtë seancë e cila është përcaktuar për ditën e enjte, Kuvendi i Kosovës fillon punën pas një muaji sa ishte në pushim.

“Çështja e parë ka të bëj me transportimin e kryeministrit për dialogut. Ne kemi vendosur si Kryesi e Kuvendit që të enjten të ftojmë kryeministrin e Republikës së Kosovës për të raportuar për dialog, si pikë e parë e rendit të ditës”, tha Osmani.


Partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kishin kërkuar që kryeministri të raportonte në Kuvendin e Kosovës pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike me Serbinë, e cila u arrit në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Marrëveshja është kundërshtuar nga partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, të cilat kanë akuzuar Hotin se nuk ka sjellë nga Uashingtoni njohjen e premtuar, përderisa me marrëveshjen e nënshkruar ka dëmtuar Kosovën.

Edhe vet Hoti kishte kërkuar që të raportonte në Kuvend pas takimit në SHBA.

Vetëvendosja e kritikoi marrëveshjen për normalizim ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se disa nga pikat e saj janë gabim dhe shkelin Kushtetutën.

Zyrtarë të kësaj partie u ndalën kryesisht në pikën 7 të marrëveshjes, ku Kosova dhe Serbia pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë, me qëllim të përdorimit të përbashkët të liqenit të Ujmanit, i cili është furnizues jetik i ujit dhe energjisë në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori