LAJMI I FUNDIT:

Hoti premton se Ferizaj do të jetë kryeqendër e shumë projekteve moderne

Hoti premton se Ferizaj do të jetë kryeqendër e shumë projekteve moderne

LDK e Ferizajt ka njoftuar se sot në këtë qytet është mbajtur një tubim madhështor me shumë votues e simpatizantë të këtij subjekti.

“LDK zbarkoi sot në Ferizaj për të takuar elektoratin më besnik që ka Kosova, atë të Lidhjes emocionale , historike e demokratike”.

Kjo parti thotë se ferizajasit me vendosmëri të pashoq edhe sot në këtë tubim madhështor mbështetën programin qeverisës të kryeminsitrit Hoti të cilin e falënderuan   për punët e mira dhe projektet e dobishme që ka sjellë në Ferizaj.


“Kanë mbetur edhe pak ditë deri në zgjedhjet parlamentare por populli kosovar e din tashmë se kujt duhet t’i jepet besimi,  LDK-së  kësaj shtëpie të madhe e këtij subjektit që kultivon vlera që nuk mund të gjenden askund tjetër”.

Gjatë takimit me kryeministrin Hoti dhe elektoratin e LDK-së kryetari i degës së sonë i cili është edhe kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se vota për LDK -në është votë për shtet më të fortë dhe platformë të zbatueshme politike në çdo pikë.

“Vota jonë për do të thotë më shumë siguri për një shtet të fortë e të integruar nesër në botë. Më shumë projekte zhvillimore e përkrahëse për ju qytetarët të respektuar, më tepër mirëqenie në jetën arsimore , sociale e kulturore kudo në Kosovë. Qofshim faqebardhë në çdo ditë të qeverisjes sonë” ka thënë kryetari Svarqa.

Kandidatët e Degës sonë morën zotimin e votuesve të LDK -së edhe në këtë takim se do të mbështeten fuqishëm drejt përfaqësimit dinjitoz në Kuvend.

“Fitorja është afër dhe të tjerët do të befasohen me suksesin tonë por jo edhe ne që po e presim këtë fitore sepse e dijmë mirë se sa thellë i kemi rrënjët në familjet kosovare” thuhet në komunikatën e degës së LDK-së në Ferizaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Kalo në kategori