LAJMI I FUNDIT:

Hoti për Kurtin: Personat e dënuar për vepra penale s’duhet të bartin asnjë post shtetëror

Hoti për Kurtin: Personat e dënuar për vepra penale s’duhet të bartin asnjë post shtetëror

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë që sipas tij, personat e dënuar për çfarëdo vepre penale nuk duhet të bartin asnjë post shtetëror.

“Një person që ka kryer një vepër penale, duhet të jetë e kuptueshme dhe e pranueshme për të gjithë, që ai nuk mund të përfaqësojë qytetarët e Republikës në asnjë nivel të qeverisjes”, ka thënë Hoti.

Ai ka theksuar që lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sipas logjikës së vendimit të Kushtetueses, nuk mund të kandidojë as për kryeministër.


“Vendim i i GJK-së nuk e thotë saktë që Kurtit i ndalohet të kandidojë edhe për poste qeveritare, por logjika çon në atë drejtim, që një person që është dënuar për vepra penale unë besoj që nuk mund të jetë bartës i përgjegjësive politike në çfarëdo niveli”, tha ai.

Sipas tij këta njerëz janë rrezik për demokracinë.

“Ky lloj mentaliteti politik është rrezik për demokracinë. Ngritja e dilemave të tilla në shoqëri është rrezik për demokracinë. Këta njerëz janë rrezik për demokracinë, që nuk respektojnë asnjë rend shtëpie”, ka thënë Hoti në Klan Kosova.

Hoti thekson se Kurti në vazhdimësi e ka sfiduar rendin kushtetues dhe ligjet në Kosovë.

“Ajo që po dëgjoj nga partitë tjera, sidomos nga njëra [Vetëvendosje] është shqetësuese, pasi ka shumë vendime të organave të drejtësisë që nuk na vijnë për shtati, por edhe nëse analizohet mirë mund të mos kenë logjikë juridike përfshirë edhe vendimin e fundit të GJK-së që praktikisht e rrëzoi parlamentin por nuk na takon dhe nuk duhet të hyjmë në interpretime tjera”.

“Një vendim i organeve të drejtësisë, në këtë rast i Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht opinioneve se a është i drejtë ose jo, nuk vihet në pyetje se a duhet të zbatohet ose jo”, tha Hoti.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Kalo në kategori