LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Nisma-AAK, grupimi më racional politik

Hoti: Nisma-AAK, grupimi më racional politik

Deputeti i Nismës për Kosovën, Enver Hoti, ka thënë se karshi dy ekstremeve që në njërin qëndron koalicioni qeverisës dhe në tjetrin Lëvizja Vetëvendosje, vetëm binomi AAK-Nisma janë në racionalitetin e duhur në skenën politike kosovare.

“Tani kemi tre pole, Vetëvendosja që po thirret si më e madhja në opozitë dhe në anën tjetër PDK-LDK si dhe AAK-NISMA. Të parët nuk i njohin të arriturat e vendit dhe kjo është shqetësuese për Aleancën dhe Nismën. PDK- LDK janë nënshtruar plotësisht dhe po qeverisin keq, dhe karshi këtyre dy ekstremeve qëndron Aleanca dhe Nisma që i njeh të arriturat e vendit, por nuk është e gatshme të lëshoj pe në marrëveshjet e arritura nga pushteti”, ka thënë Hoti në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ndërsa sa i përket kthimit në Kuvend, AAK e Nisma nuk kanë ndërruar mendje.


“Është e drejtë e Vetëvendosjes të kthehet në Kuvend, por ne si Nismë dhe Aleancë mendojmë që zgjidhja e vetme është shkuarja në zgjedhje”, tha ai.

Hoti ka kritikuar koalicionin qeverisës dhe politikat e tyre, sidomos për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Deputetët e koalicionit nuk janë në përgjegjësinë e duhur, arsyet se nuk ka material për demarkacion, ka materiale dhe punime shkencore që jo vetëm vë në pyetje komisionin shtetëror, por dëshmojnë punën e tij si të gabueshëm”.

“Nuk kam aspak besim që këta deputetë të koalicionit qeveritar që shpesh kanë ndërruar mendim kur i është thënë nga shefat e tyre, do të ndryshojnë diçka” tha Hoti.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori