Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë vizitës së tij në Shërbimin Spitalor dhe Universitar të Kosovës ka thënë se rënia e numrit të rasteve me COVID-19 ditëve të fundit u ka dhënë një qetësi shpirtërore, mirëpo prapë duhet të jenë të gjithë të kujdesshëm.
Hoti me këtë rast tha se kjo është arritur falë punës së mantel bardhëve.
“Me ju falënderua për punën që e bëni nuk është e mjaftueshme. Ju përballeni me rrezikun në krahasim me neve që punojmë në zyre. Dëshiroj të ju falënderoj për punën e jashtëzakonshme që po vazhdoni ta bëni që nga fillimi i pandemisë, e që duket se do të vazhdojmë edhe një kohë me këtë situatë. Rënia e shifrave ditëve të fundit na ka dhanë një lloj qetësie shpirtërore”, ka thënë Hoti.
Kryeministri ka thënë se janë duke hyrë në fazën e vjeshtës dhe se beson që janë në rrugë të duhur për luftimin e kësaj pandemie.
“Shpresoj që do të filloj shpejt vaksinimi i rregullt në vjeshtë që të kemi një mbrojtje për të sëmurët kronik, fëmijët dhe grupet e rrezikuara. Besoj që tashmë është arrit vetëdija e qytetarëve për rrezikun e këtij virusi”, ka thënë Hoti, shkruan Telegrafi.
Hoti shtoi se përballja me pandeminë u ka dhënë një mundësi që të bëjnë një rikonstruktim komplet të shëndetësisë dhe institucioneve shëndetësore në nivel vendi.
“Një ristrukturim që ndoshta nuk ka ndodhur në 30 vitet e fundit, që të përballemi me këtë pandemi dhe pandemitë që mund të paraqiten në vitet në vijim”, u shpreh kryeministri.
Kryeministri theksoi se në Evropë është kthyer vala e dytë e pandemisë COVID-19, dhe në Kosovë duhet të shtohet kujdesi.
“Vala e dytë e pandemisë siç duket është kthyer në Evropë, ajo çfarë na mbetet neve është të kujdesemi që kur të fillon tetori të jemi të përgatitur për zhvillimet që mund të ndodhin”, tha Hoti.
Ai në fund u shprehu ngushëllime familjarëve të të gjithë atyre që kanë humbur jetën nga ky virus, ndërsa shërim të shpejtë atyre që janë të shtrirë në spitale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Durrësi e nis më herët sezonin turistik

Qeveria ndan mjete financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit, që lidhet me Hotelin Grand

Rrëfimet e grave që ishin pjesë e UÇK-së

“S’ka vija të kuqe”? Këta janë skenarët për formimin e qeverisë së re

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja