LAJMI I FUNDIT:

Hoti në Prizren: Fuqizimi, zhvillimi dhe punësimi i të rinjve janë fokusi kryesor i qeverisjes së LDK-së

Hoti në Prizren: Fuqizimi, zhvillimi dhe punësimi i të rinjve janë fokusi kryesor i qeverisjes së LDK-së

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka takuar të rinjtë e LDK-së nga rajoni i Prizrenit, me të cilët zhvilloi një bashkëbisedim për sfidat nëpër të cilat të rinjtë po kalojnë.

“Problemet e rinisë janë probleme për shoqërinë në përgjithësi dhe qeveria jonë ka ndihmuar në zgjidhjen e këtyre problemeve përmes granteve specifike per të rinjtë dhe të rejat qe ju duhen per të filluar nje biznes. Kjo gjë është një element shumë i rëndësishëm për pavarësinë e të rinjve” tha Hoti.

Gjatë këtij diskutimi të përbashkët me të rinjtë, kryeministri Hoti theksoi se fokusi kryesor i qeverisjes së LDK-së, do të jetë qasja integruese me arsim cilësor, duke i ndihmuar të rinjtë në ngritjen e tyre në karrierë.


“Ne do t‘u sigurojmë të rinjve tanë arsimim cilësor, të bazuar në dijen e kohës, si dhe orientim profilesh mbi bazat e nevojave të tregut të punës”, tha kryeministri Hoti.

Ndër të tjera, duke pasur parasysh problemet me të cilat ballafaqohen të rinjtë, kryeministri Hoti theksoi se qeveria e tij do të ndihmojë të rinjtë me shumë programe dhe projekte për fuqizimin, zhvillimin dhe punësimin e të rinjve, fondin financiar për kredi-dhënie dhe grante për të rinjtë.

Duke folur për pakon për rimëkëmbje ekonomike, ku Qeveria e Kosovës në vitin e kaluar ka ndarë 5 milionë euro për kulturë, rini dhe sport, ai theksoi se këtë vit, të rinjtë do të mbështeten edhe me 2.5 milionë euro me pakon e re për Rimëkëmbje ekonomike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Kalo në kategori