Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mohuar zërat që nga marrëveshja e arritur me Serbinë është hequr pika numër 10, që parashihte që Serbia ta njihte Kosovën.
Hoti në një konferencë për media, ka thënë se që nga fillimi e kanë ditur se takimi ka të bëjë me çështje ekonomike, transmeton Telegrafi.
“Ne e kemi ditë se kur po shkojmë në takim, po shkojmë për një takim që është pjesë e procesit të dialogut me agjendë ekonomike dhe kemi përfundu me një marrëveshje që ka të bëjë më normalizim të marrëdhënieve ekonomike dhe me disa elemente politike. Pika 10 që po referohet në media, nuk qëndron. Është marrëveshje për normalizim ekonomik, pra nuk qëndron.
Nuk besoj që dikush që ka qenë në Prishtinë, ka më shumë informata se delegacioni që ka qenë në Shtëpinë e Bardhë”, tha ai para mediave.
Kurse sa i përket kritikave të kryeparalamentares Osmani, Hoti pohoi se është personi i fundit që dikush mund ta quaj arrogant.
“Jam personi i fundit që dikush mund të më quaj arrogant. Mund të kem të meta tjera sikur të gjithë njerëzit, por këtë nuk e kam. Zonja Osmani e kupton pas tri viteve se është gabim”.
Ndryshe, Osmani para disa ditësh në një konferencë për media ka kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti, duke thënë se ai nuk di se çka flet.
“Zotëri Hoti nuk e di çka flet, kjo qasje arrogante e tij është për të ardhur keq për një kryeministër të vendit dhe nëse i kthehemi mbrapa historisë do ta shihni sesa herë kam qenë kundër një gjëje, zotëri Hotit dhe shokëve të tij iu janë dashur gjashtë vite dhe pastaj prapë kanë ardhur aty ku kam qenë unë. Shembull, kur unë e kritikoja koalicionin me PDK-në ata e përkrahnin pastaj erdhën të fjalët e mia, kur unë e kritikoja zgjedhjen e Thaçit presidentit ata e përkrahnin dhe pastaj erdhën të fjalët e mia. Edhe te kjo do të vijën por do të jetë tepër vonë për dëmin që kanë bërë, duke shkelur vullnetin qytetar”, kishte deklaruar Osmani./ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Mickoski përkujtoi viktimat maqedonase të Holokaustit: Të mos lejojmë që e kaluara të përsëritet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja